Pikat kryesore
- TIRANË- Për Ilir Metën nuk vlen vendimi i Gjykatës së Lartë e cila ndryshoi praktikën unifikuese për paraburgimet.
- Mbrojta ligjore e Metës përvecc këtij elementi, vuri në dispozicion të gjykatës edhe garanci pasurore, bile duke ja lene ne dore te gjykates per nivelin e saj.
- Sotir Kllapi njëri nga prokurorët e ccështjes, tha se vendimi i Kolegjeve të Bashkuara të Gjykatës së Lartë nuk sjell asgjë të re në këtë proces.
TIRANË- Për Ilir Metën nuk vlen vendimi i Gjykatës së Lartë e cila ndryshoi praktikën unifikuese për paraburgimet. Ndërhyrja e shkallës së tretë të gjyqësorit me ndryshimin e masës së sigurimit personal për ish drejtoreshën e AKSH Mirlinda Karcanaj, shtyu edhe ish presidentin Ilir Meta që të kërkonte lirimin nga qelia, mbështetur në këtë vendim. Mbrojta ligjore e Metës përvecc këtij elementi, vuri në dispozicion të gjykatës edhe garanci pasurore, bile duke ja lene ne dore te gjykates per nivelin e saj. Por organi i akuzës ishte kundër. Sotir Kllapi njëri nga prokurorët e ccështjes, tha se vendimi i Kolegjeve të Bashkuara të Gjykatës së Lartë nuk sjell asgjë të re në këtë proces. Bazuar në këtë qëndrim të organit të akuzës, gjyqtarja Etleva Deda vendosi të rrëzojë kërkesën, duke lënë sërish në qeli Ilir Metën. Pas përfundimit të seancës për masën e sigurisë, këtë të hënë u zhvillua seanca e radhës në themel e ish presidentit të vendit, ku prokuroria e posaccme lexoi kërkesën për gjykim.