Mes vonesash, ndërmarrja “për bateritë” afër rekrutimit të Bordit

Mes vonesash, ndërmarrja “për bateritë” afër rekrutimit të Bordit

Pikat kryesore

  • Megjithatë, as Ministria e Ekonomisë e as zyra e agjencisë amerikane në Prishtinë nuk u përgjigjën në pyetjet e televizionit lidhur me këtë temë.
  • Po ashtu, TV Dukagjini mëson se muaj më parë është hartuar draft-statuti i Korporatës për Ruajtjen e Energjisë.
  • Megjithëse zhvillim pozitiv, procesi i rekrutimit të Bordit si hap vendimtar për funksionalizimin e ndërmarrjes ishte paraparë të ndodhte para fundit të 2024-tës.

Jo-zyrtarisht, TV Dukagjini merr vesh që veçse janë kryer procedurat kryesore të për rekrutimin e anëtarëve të Bordit të Drejtorëve të ndërmarrjes për bateritë, por se për hapin zyrtar duhet konfirmimi nga MCC-ja dhe miratimi nga Qeveria. Megjithatë, as Ministria e Ekonomisë e as zyra e agjencisë amerikane në Prishtinë nuk u përgjigjën në pyetjet e televizionit lidhur me këtë temë. Po ashtu, TV Dukagjini mëson se muaj më parë është hartuar draft-statuti i Korporatës për Ruajtjen e Energjisë. Megjithëse zhvillim pozitiv, procesi i rekrutimit të Bordit si hap vendimtar për funksionalizimin e ndërmarrjes ishte paraparë të ndodhte para fundit të 2024-tës. Këtë e kishte konfirmuar vetë Ministria e Ekonomisë. Fakti se Kosova do të hyjë në vitin 2026 pa e funksionalizuar këtë ndërmarrje, sipas Kushtrim Ahmetit nga Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë tregon qasjen jo-serioze të institucioneve vendore në raport me projektet e mëdha. “Vonesat e shumta dhe konsideroj që shpeshherë të paarsyeshme për një kohë kaq të gjatë. Nëse ka pasur Bordi të bëhet në 2024-tën kur qeveria ishte funksionale pse nuk është krye deri në atë kohë? Pse duhet me pritë tash 2026-tën?… Nëse është projekt shumë i rëndësishëm, sic po flasim për projektin e baterive, ky do të duhej të kishte punime duke u bërë, jo të presim procedura burokratike kur po bëhet Bordi e kur s’po bëhet”, ka deklaruar Kushtrim Ahmeti, Drejtor në Dhomën e Tregtisë dhe Industrisë së Kosovës. Në kuadër të zbatimit të marrëveshjes me MCC-në, nga e cila Kosova fitoi grantin në vlerë 202 milionë dollarë, më 13 Mars 2024, Qeveria miratoi vendimin për themelimin e Korporatës për Ruajtjen e Energjisë. Me këtë projekt pesë vjeçar, Kosova synon të blejë dhe instalojë bateri me kapacitet deri në 340 megavatë orë, me qëllim ruajtjen e energjisë, balancimin e sistemit dhe integrimin e burimeve të ripërtrishme në të. Nga fillimi i vitit, kur Donald Trump mori zyrtarisht pushtetin në SHBA e deri në fund të Korrikut ky projekt kishte mbetur pezull si pasojë e kufizimeve buxhetore për agjencitë amerikane./Dukagjini/ Studentët e UNI-UNI – Universum International College Powered by Arizona State University arritën sukses të jashtëzakonshëm duke Nëse Düsseldorfi është destinacioni juaj, PrishtinaTicket ju ofron fluturime direkte nga Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës çdo ditë, 01/11/2026 22:01 Emra të rinj, Kajtazi dhe Ymeri flasin për kandidatët e ardhshëm për president 01/11/2026 21:54 KPK: Konkursi i ri për prokurorë do të trajtohet nga përbërja e re e Këshillit 01/11/2026 21:53 Seanca e Kuvendit Komunal në Mitrovicë ende s’ka filluar, Peci në pritje

Lini një Përgjigje