Media irlandeze “Evoke”: Riviera Shqiptare, destinacioni më i nxehtë për pushime në Evropë

Media irlandeze “Evoke”: Riviera Shqiptare, destinacioni më i nxehtë për pushime në Evropë

Pikat kryesore

  • Shqipëria është pika më e nxehtë e pushimeve në Evropë dhe e dyta, pas Katarit, në mbarë botën.
  • Vendi i bukur mesdhetar është i vendosur midis Malit të Zi në veri dhe Greqisë në jug, me gati 300 milje vijë bregdetare përballë detit Adriatik drejt Italisë, ndërsa ndan detin Jon me Korfuzin.
  • Shqipëria ka qenë e izoluar për disa dekada për shkak të sundimit komunist, i cili përfundoi në vitin 1991.

Shqipëria është pika më e nxehtë e pushimeve në Evropë dhe e dyta, pas Katarit, në mbarë botën. Vendi i bukur mesdhetar është i vendosur midis Malit të Zi në veri dhe Greqisë në jug, me gati 300 milje vijë bregdetare përballë detit Adriatik drejt Italisë, ndërsa ndan detin Jon me Korfuzin. Shqipëria ka qenë e izoluar për disa dekada për shkak të sundimit komunist, i cili përfundoi në vitin 1991. Fillimisht, ne qëndruam në hotelin “Tirana Marriott”, i cili u hap në vitin 2023. Është i madh, madhështor dhe ndërtesa më e lartë në qytet, afër një lagjeje me restorante dhe oborre joshëse të ndriçuara dhe direkt në veri të Parkut të Liqenit, i vendosur në mënyrë ideale për një shëtitje gjatë perëndimit të diellit. Dhe ndërsa ishim duke paguar faturën, pyetëm kamerierin tonë se cilat vende duhej të vizitonim në Tiranë. Ai u përgjigj pa hezitim: “Mozaikun komunist dhe Sheshin Skënderbej”. Të nesërmen në mëngjes, bëmë siç na u tha. Në njërën anë gjendej një statujë imponuese mbi kalë e heroit kombëtar Skënderbej, i cili udhëhoqi rezistencën ndaj pushtimit osman të shekullit XV. Ndërkohë, Mozaiku komunist zbukuronte fasadën e Muzeut Historik Kombëtar. Ai u krijua nga artistë vendas, duke përshkruar shqiptarët nga lashtësia deri në epokën komuniste të udhëhequr nga një grua e patrembur me një fustan të bardhë që mbante në dorë një pushkë . Brenda muzeut kishte figurina të paçmuara nga shekulli IV, vazo të lashta, modele të fshatrave shqiptare nga Mesjeta dhe informacione mbi luftërat kundër osmanëve, dhe mbi pavarësinë nga viti 1912-1939, pushtimin nga nazistët në Luftën e Dytë Botërore dhe periudhën e terrorit’ komunist nga viti 1945. Mund të mësoni gjithashtu rreth jetës së Nënë Terezës, murgeshës dhe shenjtores së famshme katolike (1910-1997). Ishim shumë kurioz të zbulonim se çfarë përfaqësonin “Maldivet e Evropës”. Kështu që shumë shpejt u nisëm drejt plazheve. Megjithatë, e rrethuar nga male të valëzuara, nuk ka humbur aspak nga bukuria e saj e qetë. Himara na kujtoi Ishujt Ciklade, kur i vizitova për herë të parë dekada më parë. Ne qëndruam në hotelin familjar “Rea Boutique” në buzë të detit në veri të gjirit të lavdishëm. I hapur në vitin 1999, pronarët ishin burrë e grua, të cilët e morën përsipër biznesin kur vdiq babai i bashkëshortes në vitin 2002. Katet e poshtme kishin veranda private të ndërtuara mbi ujë, dhe dhoma jonë kishte një tarracë të madhe me një çati të mrekullueshme dhe një vaskë. Binim në gjumë nën tingujt e detit. Deri në vitin 2015 mysafirët e tyre ishin kryesisht shqiptarë, pastaj vendi nisi të vizitohej nga turistë evropianë, kryesisht spanjollë, francezë, dhe në vitet e fundit edhe amerikanë, britanikë dhe irlandezë. Përgjatë bregut, ku ishin vendosur disa tavolina, dëgjoheshin bisedat e turistëve australianë, gjermanë dhe anglezë. Fola me tre prej tyre dhe më treguan se kishin eksploruar pjesë të tjera të Ballkanit dhe se ndiheshin të intriguar nga Shqipëria. Në breg të detit gjendeshin një sërë restorantesh, baresh dhe kafenesh. Ne na tërhoqi më shumë restoranti “Himara 28”. Këtu, kamerierët ishin veshur me këmisha të bardha të kollarisura, dhe flisnin anglisht shkëlqyer, dhe ishin vërtet mikpritës. Levreku i pjekur në skarë kushtonte rreth 12 euro. Bashkë me partnerin tim ecëm përgjatë bregdetit deri në buzë të kepit. Për pushime buxhetore në fund të verës/vjeshtës, Himara është destinacioni ideal. Temperaturat arritën 23 gradë Celsius në Shqipëri këtë javë, megjithëse temperaturat maksimale ditore prej 18 gradësh janë më të zakonshme në këtë kohë të vitit. Ndalesa jonë e fundit ishte vendpushimi i Ksamilit, 65 kilometra në jug të vendit. Ky vend ishte më i qetë se Saranda fqinje, por shumë më i zhurmshëm dhe më i zhvilluar se Himara, me ujërat e mrekullueshme të detit Jon. Gjithashtu, zbuluam një statuje të madhe buzë plazhit të një dore të ngritur lart. Shumë vizitorë mendohet se mund të kenë shkuar në Ksamil edhe falë “efektit” Dua Lipa. Ylli i muzikës Pop, fituese e shumë çmimeve, është shtetase shqiptare, si dhe ambasadore për këtë shtrirje të pafundme bregdetare, të njohur si Riviera Shqiptare. Çadrat e plazhit këtu kushtojnë rreth 15 euro në ditë, me muzikë pop që luhet në intervale të rregullta në bare. Ne qëndruam në “Manta Resort”, i cili ka dhoma të thjeshta dhe moderne, të gjitha me ballkone. Pika e tij dalluese është pozicioni i tij kryesor pranë detit me një verandë të madhe të rrethuar nga rëra. Ky është vendi ideal për të shijuar pamjen në plazh. Pamja këtu, me kthehu pas në kohë, në pushimet e fëmijërisë në Korfuz, kur nga brigjet me diell shihnim malet e largëta të Shqipërisë në horizont. Sa shumë kanë ndryshuar gjërat në këtë vend të Evropës Juglindore. Ditët e errëta komuniste të Shqipërisë kanë mbaruar prej kohësh. Tani është një Shqipëri e re, një Maldive e re Evropiane!

Lini një Përgjigje