Pikat kryesore
- Pas eliminimit nga “Big Brother VIP 5”, DJ Gimbo ka folur gjerësisht për raportin e tij me Selinën, duke e konsideruar këtë lidhje si fitoren e tij të vërtetë në këtë format.
- I ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin “Goca dhe Gra”, ish-banori tregoi se ndjenjat e tij për të kishin nisur përpara se të bëheshin pjesë e të njëjtës shtëpi.
- Gjatë intervistës, ai përshkroi me detaje pëlqimin e tij dhe ndryshimin e rutinës pas daljes nga izolimi, duke u shprehur: “ Që jashtë e kam pëlqyer.
Pas eliminimit nga “Big Brother VIP 5”, DJ Gimbo ka folur gjerësisht për raportin e tij me Selinën, duke e konsideruar këtë lidhje si fitoren e tij të vërtetë në këtë format. I ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin “Goca dhe Gra”, ish-banori tregoi se ndjenjat e tij për të kishin nisur përpara se të bëheshin pjesë e të njëjtës shtëpi. Gjatë intervistës, ai përshkroi me detaje pëlqimin e tij dhe ndryshimin e rutinës pas daljes nga izolimi, duke u shprehur: “ Që jashtë e kam pëlqyer. Kam ardhur që jashtë me pëlqim dhe ia shpreha. Fizikisht i ka sytë e bukur dhe flokët e bardha. Është shumë femër, trupin e ka si balerinë. Unë nuk kam të dashur jashtë, e kam brenda shtëpisë. Kam bërë dashuri shpirtërore me Selin. Karakterin, e ka kokën shumë të fortë. Pa Selin, ndihem si peshku pa ujë. Jam mësuar të zgjohem me Selin, tani zgjohem me Gjestin. Motrat kanë nisur të këndojnë këngën ‘hajde nuse, reja ime’.” Ndër të tjera, Gimbo zbuloi se ka zhvilluar tashmë një takim me familjen e Selinës.