MË MUNGON” – GJESTI PRANON SE IKJA E EGLIT E KA PREKUR

Largimi i Egli Takos nga Big Brother VIP Albania ka lënë gjurmë tek Gjesti, i cili është parë i zhytur në mendime pak para fillimit të spektaklit të radhës. Teksa qëndronte në oborr, në sfond dëgjohej “Mockingbird” e Eminem, një detaj që nuk i shpëtoi vëmendjes së publikut.

Sapo nisi Prime, Ledion Liço e pyeti Gjestin rreth ndjesive të tij pas largimit të Egli Takos.

Gjesti: “Jo, të mira nuk jam munduar t’i mbuloj me të qeshura. Për shumë gjëra, nuk më ka bërë mirë ikja e saj, po më mungon.”

Me këtë deklaratë, Gjesti ka pranuar hapur se Egli ka lënë një boshllëk të ndjeshëm brenda shtëpisë së BBVIP.

Lini një Përgjigje