Pikat kryesore
- Për vitin 2026 janë të paktën tre vendime që vendosin gjoba disa dhjetëra mijë euro si rezultat i shkeljeve që janë konstatuar në këto subjekte nga ana e Komisionerit.
- I pari është një subjekt që operon në konceptimin, krijimin, zhvillimin dhe zbatimin e aplikacioneve softuerike, sistemet e plota të IT dhe platformat IT për llogari të një kompanie të huaj.
- Kështu masa e parë është me një vlerë mbi 40 mijë euro (4.04 milionë lekë) dhe lidhet me mënyrën sesi ky subjekt ka përpunuar të dhënat dhe kriteret e zbatuara për këtë përpunim.
Një vit pas hyrjes në fuqi të kuadrit të ri ligjor për mbrojtjen e të dhënave personale viti 2026 ka nisur me kontrolle dhe masa për disa subjekte që Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtën e të Dhënave Personale. Për vitin 2026 janë të paktën tre vendime që vendosin gjoba disa dhjetëra mijë euro si rezultat i shkeljeve që janë konstatuar në këto subjekte nga ana e Komisionerit. I pari është një subjekt që operon në konceptimin, krijimin, zhvillimin dhe zbatimin e aplikacioneve softuerike, sistemet e plota të IT dhe platformat IT për llogari të një kompanie të huaj. Kështu masa e parë është me një vlerë mbi 40 mijë euro (4.04 milionë lekë) dhe lidhet me mënyrën sesi ky subjekt ka përpunuar të dhënat dhe kriteret e zbatuara për këtë përpunim. Po kështu një tjetër masë në vlerën 15 mije euro është vendosur për masat që duhet të merren për të garantuar sigurinë e përpunimit të të dhënave të sanksionuara në nenin 28 të ligjit. Subjekti i dytë ka në objekt të tij “Konsulencë teknike, instalim, mirëmbajtje, asemblim pjesë të veçanta dhe krijim produkt të ri dhe sisteme komplekse për: kompjuterike, kancelari, telefoni, elektronike, mekanike, të telekomunikacioni” Në këtë rast Komisioneri ka vendosur një masë në vlerën mbi 4600 euro (462 mijë lekë) sa i takon mënyrës sesi subjekti ka përpunuar të dhënat dhe të drejtën për informim sa i takon mbledhjes së të dhënave personale. Një masë e dytë në vlerën 2300 euro (231 mijë lekë) e lidhur me garantimin e masave që lidhen me përpunimin e të dhënave.