Mblidhet Kushtetuesja/ Nis shqyrtimi i padisë së Kryeministrit

Mblidhet Kushtetuesja/ Nis shqyrtimi i padisë së Kryeministrit

Pikat kryesore

  • TIRANË- Mblidhet këtë të enjte Kolegji i Gjykatës Kushtetuese për të caktuar kalimin në seancë të padisë së kryeministrit Edi Rama për masën e pezullimit të zv.kryeministres Belinda Balluku.
  • Në këtë mbledhje 3-shja e gjyqtarëve kushtetues, verifikon kriteret e padisë, nëse përmbushen apo jo, për ta çuar çështjen në Mbledhje Gjyqtarësh në vijim.
  • Mes 3-shes së gjyqtarëve është dhe Sandër Beci, që është caktuar relator i padisë së kryeministrit për rastin Balluku dhe përgatit dokumentacionin për trupën e gjyqtarëve.

TIRANË- Mblidhet këtë të enjte Kolegji i Gjykatës Kushtetuese për të caktuar kalimin në seancë të padisë së kryeministrit Edi Rama për masën e pezullimit të zv.kryeministres Belinda Balluku. Në këtë mbledhje 3-shja e gjyqtarëve kushtetues, verifikon kriteret e padisë, nëse përmbushen apo jo, për ta çuar çështjen në Mbledhje Gjyqtarësh në vijim. Mes 3-shes së gjyqtarëve është dhe Sandër Beci, që është caktuar relator i padisë së kryeministrit për rastin Balluku dhe përgatit dokumentacionin për trupën e gjyqtarëve. Sipas burimeve të ABC News, seanca më e shpejtë pritet të zhvillohet në datën 2 dhjetor, të martën e javës së ardhshme. Në këtë mbledhje, gjyqtarët duhet të shprehen mbi kërkesën e kryeministrit për të hequr masën e pezullimit ndaj zv.kryeministres Balluku, e njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë. Sikundër dhe në kërkesën dorëzuar Kushtetuese, qeveria ka argumentuar se kjo masë ndaj Ballukut pengon veprimtarinë e Këshillit të Ministrave. Pas Ramës dhe vetëm zëvëndëskryeministri që mund të nënshkruaj aktet që miratohen në Këshillin e Ministrave, në mungesë të kryeministrit. Në padi gjithashtu theksohet se Gjykata e Posaçme ka ndërhyrë në kompetencat e kryeministrit, duke penguar punën e një anëtari të Këshillit të Ministrave që gëzon imunitet njësoj si deputeti. Kryeministri e ka cilësuar vendimin e GJKKO për Ballukun anti-kushtetues pasi cenon garancinë e imunitetit të Këshillit të Ministrave, cenon parimin e ndarjes së pushteteve dhe pengon veprimtarinë e Këshillit të Ministrave, si dhe ndërhyn në kompetencat e organeve kushtetuese që kryejnë propozimin emërimin dhe miratimin e ministrit në detyrë. Mbi bazën e këtyre argumenteve, qeveria kërkon prej Gjykatës Kushtetuese që të shfuqizojë masën e Gjykatës së Posaçme mbi zv.kryeministren/ abcnews.al Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! EMRI/ Gjendet i vdekur një 39-vjeçar në Elbasan Britani e Madhe, fermerët mblidhen për të protestuar kundër taksës së trashëgimisë VIDEO/ Radhimë, peshkaqeni i veçantë përfundon në rrjetën e peshkatarëve

Lini një Përgjigje