Pikat kryesore
- Paraditen e kësaj të marte pritet të mblidhet Byroja e Kuvendit, ku do të shqyrtohet ankimimi i deputetëve të Partisë Demokratike lidhur me përjashtimin e tyre me 30 ditë nga pjesëmarrja në seancat plenare.
- Demokratët i kanë kërkuar kryetarit Niko Peleshi që mbledhja e sotme të jetë me dyer të hapura.
- Sipas agjendës së bërë publike nga faqja e Parlamentit, mbledhja e byrosë do të nisë në orën 11:00.
Paraditen e kësaj të marte pritet të mblidhet Byroja e Kuvendit, ku do të shqyrtohet ankimimi i deputetëve të Partisë Demokratike lidhur me përjashtimin e tyre me 30 ditë nga pjesëmarrja në seancat plenare. Demokratët i kanë kërkuar kryetarit Niko Peleshi që mbledhja e sotme të jetë me dyer të hapura. Sipas agjendës së bërë publike nga faqja e Parlamentit, mbledhja e byrosë do të nisë në orën 11:00. Kërkesa e grupit parlamentar të PD-së drejtuar kryetarit Niko Peleshi është firmosur nga Belind Këlliçi, një nga deputetët e përjashtuar nga Sekretariati i Etikës. “I Nderuar Z. Kryetar, Në cilësinë e anëtarit të Byrosë së Kuvendit, në kuadër të transparencës dhe interesit të opinionit publik, si dhe ndjeshmërisë së çështjeve për diskutim, kërkoj që mbledhja e sotme e Byrosë së Kuvendit, në orën 11:00, të zhvillohet me praninë e mediave dhe gazetarëve.”, shkruhet në letrën drejtuar Peleshi. Gjashtë deputetët e Partisë Demokratike Belind Këllici, Fidel Kreta, Albana Vokshi, Klevis Balliu, Flamur Noka dhe Elda Hoti, u përjashtuan nga Komisioni i Etikës në 23 dhjetor të vitit të kaluar, me kërkesë të Partisë socialiste pas tensioneve në sallën e Parlamentit.