Mbi 2 mijë viktima nga protestat e dhunshme/ Irani përgatitet për ekzekutimin e një…

Mbi 2 mijë viktima nga protestat e dhunshme/ Irani përgatitet për ekzekutimin e një…

Pikat kryesore

  • Mbi 2 mijë viktima nga protestat e dhunshme/ Irani përgatitet për ekzekutimin e një 26-vjeçari.
  • Organizatat thirrje ndërkombëtarëve të ndërhyjnë Situata në Iran është përshkallëzuar.
  • Ndërkohë mediat ndërkombëtare raportojnë se Irani do të ekzekutojë protestuesin e parë, pas një sërë arrestimesh të kryera pas protestave antiqeveritare.

Mbi 2 mijë viktima nga protestat e dhunshme/ Irani përgatitet për ekzekutimin e një 26-vjeçari. Organizatat thirrje ndërkombëtarëve të ndërhyjnë Situata në Iran është përshkallëzuar. Numri i viktimave nga protestat ka kaluar mbi 2 mijë. Regjimi iranian ka shtuar presionin dhe dhunën. Ndërkohë mediat ndërkombëtare raportojnë se Irani do të ekzekutojë protestuesin e parë, pas një sërë arrestimesh të kryera pas protestave antiqeveritare. Organizata e të Drejtave të Njeriut në Iran dhe Unioni Kombëtar për Demokraci në Iran, thotë se 26-vjeçari Erfan Soltani do të ekzekutohet. I riu do të varet të mërkurën pasi u arrestua javën e kaluar gjatë protestave në Karaj. Sipas burimeve të cituara nga Iran Human Rights, familja e Soltanit është informuar se ai është dënuar me vdekje dhe se ekzekutimi është planifikuar për 14 janar. Siç raportohet, detajet e çështjes nuk janë konfirmuar në mënyrë të pavarur, pasi vendi është nën një ndërprerje të gjerë të komunikimeve. Ndërsa organizata i bën thirrje ndërkombëtarëve, që të reagojnë pasi situata është shumë problematike. loading…

Lini një Përgjigje