Pikat kryesore
- Një aksiomë e vërtetuar sërish në suksesin 3-0 në transfertën e vështirë kundër Athletic Bilbao.
- Sulmuesi francez shënoi dy gola, duke i lejuar “los blancos” të rigjejnë qetësinë pas kritikave dhe mbi të gjitha të ruajnë ritmin e Barcelonës në garën për titullin kampion.
- Sfida në “San Mammes” u shbllokua pas vetëm shtatë minutash lojë, me Mbappe që finalizoi sipas mënyrës së tij në hyrje të zonës.
Kur Kylian Mbappe është në formë, Real Madrid fiton. Një aksiomë e vërtetuar sërish në suksesin 3-0 në transfertën e vështirë kundër Athletic Bilbao. Sulmuesi francez shënoi dy gola, duke i lejuar “los blancos” të rigjejnë qetësinë pas kritikave dhe mbi të gjitha të ruajnë ritmin e Barcelonës në garën për titullin kampion. Sfida në “San Mammes” u shbllokua pas vetëm shtatë minutash lojë, me Mbappe që finalizoi sipas mënyrës së tij në hyrje të zonës. Vendasit provuan të barazojnë shifrat, madje kishin mundësi të mira, por shpresat e tyre u sfumuan në fundin e pjesës së parë. Eduardo Kamavinga dyfishoi diferencën, ndërsa edhe në këtë gol Mbappe vendosi këmbën në asistimin për patriotin e tij. Pas pushimit, sulmuesi madrilen plotësoi mbrëmjen e madhe personale me realizimin e dytë personal dhe të tretin për Real. Ky ishte goli i 16 në 15 ndeshje të luajtur në këtë sezon në La Liga, ndërsa Kylian Mbappe ka edhe 4 asist, që konfirmojnë sezonin e shkëlqyer të tij. Ndërkohë, me këtë fitore Real Madrid ngjitet në kuotën e 36 pikëve në vendin e dytë të klasifikimit të përgjithshëm, me vetëm një pikë më pak se rivalët e përjetshëm të Barcelonës. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! Real dorëzon kreun/ Madrilenët ndalen nga Girona, në barazim 1-1 në La Liga Një Mbappe “mbretëror”/ Champions, Real fiton në kryeqytetin e Greqisë falë yllit francez Real, “dhuratë” për Barcelonën/ Madrilenët nuk shkojnë më shumë se barazimi 2-2 në Elche