Pikat kryesore
- Nuk ka më të çmendur se Interi në Itali, që ose zhgënjen kur nuk pritet, ose triumfon me shifra të thella.
- Pas disfatave në Serinë A ndaj Milanit dhe në Champions në Madrid kundër Atletikos, erdhën dy fitore radhazi, e para në kampionat 2-0 në Pizë dhe e dyta në Kupën e Italisë.
- Venecia nuk pati asnjë shans këtë herë në “San Siro”, pasi zikaltërit ia dolën 5-1 dhe dominuan plotësisht, duke kaluar në çerekfinale.
Mbetet gjithmonë skuadra e kontrasteve. Nuk ka më të çmendur se Interi në Itali, që ose zhgënjen kur nuk pritet, ose triumfon me shifra të thella. Pas disfatave në Serinë A ndaj Milanit dhe në Champions në Madrid kundër Atletikos, erdhën dy fitore radhazi, e para në kampionat 2-0 në Pizë dhe e dyta në Kupën e Italisë. Venecia nuk pati asnjë shans këtë herë në “San Siro”, pasi zikaltërit ia dolën 5-1 dhe dominuan plotësisht, duke kaluar në çerekfinale. Diuf, Pio Espozito, dy herë Markus Turam dhe Boni ishin autorët e golave, ndërsa miqtë venedikas realizuan vetëm një gol nderi për 1-4. Skuadra e trajnerit Kristian Kivu nuk është se sundoi me mbajtje topi, pasi sferën e pati vetëm 51 për qind të kohës, por realizoi 20 gjuajtje nga të cilat 9 në portë, ndaj vetëm një të rivalëve. Krejt e kundërt paraqitja e Napolit. Kampionia e Italisë, që është ende kandidate e fortë për titull në vend të parë të Serisë A bashkë me Milanin, e pati shumë të vështirë ndaj Kaljarit në stadiumin “Maradona”. Nëntëdhjetë minutat përfunduan në barazim 1-1, e fillimisht shënuan vendasit me Lorenco Lukën e pastaj ishullorët, falë Sebastiano Espozitos. Siç është rregulli I Kupës së Italisë, nuk pati dy herë kohë shtesë nga 15 minuta, por u gjuajtën 11-metërshat. U deshën plot 20 penallti, që Napoli i trajnerit Antonio Konte të fitonte 9-8, pasi bëri një gabim, ndërsa Kaljari dy. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! Bayern nuk “fal” asgjë/ Skuadra bavareze vuan, por siguron çerekfinalet e Kupës Gjimshiti mbi të gjithë/ Mediat italiane e vleresojnë kapitenin si më të mirin në fushë “Bolonja vishet kuqezi”, emisioni ‘Të gjitha rrugët të çojnë në Romë”, sjell atmosferën e festave Kombëtare