Mbajti koncertin madhështor në Tiranë, reagon reperi Kanye West/ shkruan për Shqipërinë…

Mbajti koncertin madhështor në Tiranë, reagon reperi Kanye West/ shkruan për Shqipërinë…

Pikat kryesore

  • Reperi amerikan Kanye West ka reaguar pasi mbajti koncertin e tij madhështor mbrëmjen e djeshme në “Eagle Stadium” në Tiranë.
  • Në një postim në platformën “X”, artisti amerikan ka shprehur falënderimet e tij për kryeministrin Edi Rama dhe gjithë Shqipërinë për pritjen e rezervuar.
  • Për Shqipërinë, artisti shkruan se ajo është një vend i bukur.

Reperi amerikan Kanye West ka reaguar pasi mbajti koncertin e tij madhështor mbrëmjen e djeshme në “Eagle Stadium” në Tiranë. Në një postim në platformën “X”, artisti amerikan ka shprehur falënderimet e tij për kryeministrin Edi Rama dhe gjithë Shqipërinë për pritjen e rezervuar. Për Shqipërinë, artisti shkruan se ajo është një vend i bukur. “Faleminderit Edi Rama dhe gjithë Shqipërisë që ndërtuat një stadium dhe më mirëpritët në vendin tuaj të bukur”, ka shkruar Kanye West. Kujtojmë se koncerti i Kanye West në Tiranë është kthyer në një nga temat më të diskutuara të politikës së ditës në Shqipëri, pasi qeveria akordoi 4 milionë euro për organizimin e eventit muzikor. Pas kritikave dhe akuzave, kryeministri Edi Rama ka mbrojtur dhënien e këtij fondi, duke argumentuar se ishte e nevojshme për të mbrojtur imazhin e Shqipërisë.

Lini një Përgjigje