Mbajtën peng për dy javë një shqiptar nga Kosova, arrestohen katër persona në Vlorë

Mbajtën peng për dy javë një shqiptar nga Kosova, arrestohen katër persona në Vlorë

Pikat kryesore

  • Katër persona të dyshuar për pengmarrje në qytetin e Vlorës, janë shoqëruar nga policia.
  • Katër të shoqëruarit nga policia e Vlorës dyshohet se kanë marrë peng një shtetas kosovar, të cilin e mbanin në një banesë në afërsi të Rrugës së Re.
  • Policia e Vlorës bën me dije se shtetasit ishin nga fshatrat e Lumit të Vlorës dhe i kërkonin personit 70 mijë euro.

Katër persona të dyshuar për pengmarrje në qytetin e Vlorës, janë shoqëruar nga policia. Katër të shoqëruarit nga policia e Vlorës dyshohet se kanë marrë peng një shtetas kosovar, të cilin e mbanin në një banesë në afërsi të Rrugës së Re. Policia e Vlorës bën me dije se shtetasit ishin nga fshatrat e Lumit të Vlorës dhe i kërkonin personit 70 mijë euro. Shtetasi kosovar është mbajtur peng prej dy javësh dhe sipas policisë dyshohet se është dhunuar. Ndërkohë, motra e pengut, që jeton në Suedi, ka njoftuar policinë e Vlorës, e cila ka bërë të mundur gjetjen e banesës dhe shoqërimin e katër personave.

Lini një Përgjigje