Maurizio Sarri: Dy fytyrat e “djallit”/ Lazio merr revanshi, fiton 1-0 dhe kualifikohet…

Maurizio Sarri: Dy fytyrat e “djallit”/ Lazio merr revanshi, fiton 1-0 dhe kualifikohet…

Pikat kryesore

  • Nga festa për kreun e renditjes në Serie A, te eliminimi nga Kupa e Italisë.
  • Milan dhe tifozët e tij jetuan emocione kontradiktore në vetëm pesë ditë dhe ndaj një rivali të njëjtë.
  • Skuadra kuqezi nuk arriti të përsërisë suksesin e kampionatit kundër Lazio, ndërsa me humbjen 1-0 në “Olimpico” largohet që në 1/8 e Kupës, duke i thënë lamtumirë një prej objektivave sezonalë.

Nga festa për kreun e renditjes në Serie A, te eliminimi nga Kupa e Italisë. Milan dhe tifozët e tij jetuan emocione kontradiktore në vetëm pesë ditë dhe ndaj një rivali të njëjtë. Skuadra kuqezi nuk arriti të përsërisë suksesin e kampionatit kundër Lazio, ndërsa me humbjen 1-0 në “Olimpico” largohet që në 1/8 e Kupës, duke i thënë lamtumirë një prej objektivave sezonalë. Vendasit e drejtuar nga Maurizio Sarri mori revanshin, duke përfituar nga ndeshja nën ton e Milan. Kjo edhe për shkak të rotacionit të theksuar të Masimiliano Allegri, ndërsa pas dëmtimit të gjatë, Ardon Jashari zbriti në fushë nga minuta e parë. Pavarësisht disa gjesteve teknike, mesfushori me origjinë shqiptare nuk arriti të bëjë plotësisht Luka Modriç. Por humbja kundër Lazio nuk ishte për fajin e tij. Te Milan zhgënjyen ata që duhet të merrinin në krahë skuadrën, Saelemakers dhe mbi të gjithë Leao, që shpërdoroi edhe mundësinë më të mirë për të shënuar golin, që mund të vendoste një tjetër fat për këtë sfidë. Në krahun tjetër, Zakanji dërgoi në rrjetë shansin e vetëm të vërtetë për lacialët, duke i dhuruar edhe kualifikimin për në çerekfinalet e Kupës së Italisë. Jashtë këtij turneu dhe jashtë Kupave të Europës, për Milan tani mbetet vetëm titulli kampion në Serie A, një mision shumë i vështirë, por që deri tani aspak i pamundur. /abcnews.al Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! Milan bën “djallin”/ Leao e nxjerr e nxjerr në vend të parë në Serinë A me golin e fitores Francezi ishte “fajtor” që Inter e humbi derbin e Madoninës/ Portieri milanist ka ndalur penallti nga yje si Salah, Kvaratskelia “Djalli” pushton Milanon/ Derbi mbetet i Milan, kuqezinjtë cinikë mundën 0-1 Inter

Lini një Përgjigje