Mashtronin njerëzit me ilaçe false për sëmundje të rënda, goditet rrjeti kriminal që…

Mashtronin njerëzit me ilaçe false për sëmundje të rënda, goditet rrjeti kriminal që…

Pikat kryesore

  • Një rrjet i madh kriminal që shiste ilaçe dhe suplemente false për sëmundje të rënda është goditur nga autoritetet europiane në një operacion të zhvilluar në 15 shtete të Europës.
  • Sipas Eurojust, grupi dyshohet se ka realizuar të paktën 240 milionë euro përmes shitjes së produkteve mashtruese për pacientë në Europë dhe më gjerë.
  • Operacioni i zhvilluar më 12 maj çoi në mbledhjen e provave të rëndësishme, ndalimin e disa prej anëtarëve kryesorë të grupit dhe sekuestrimin e sasive të mëdha të suplementeve.

Një rrjet i madh kriminal që shiste ilaçe dhe suplemente false për sëmundje të rënda është goditur nga autoritetet europiane në një operacion të zhvilluar në 15 shtete të Europës. Sipas Eurojust, grupi dyshohet se ka realizuar të paktën 240 milionë euro përmes shitjes së produkteve mashtruese për pacientë në Europë dhe më gjerë. Operacioni i zhvilluar më 12 maj çoi në mbledhjen e provave të rëndësishme, ndalimin e disa prej anëtarëve kryesorë të grupit dhe sekuestrimin e sasive të mëdha të suplementeve. Autoritetet kryen kontrolle në 113 ambiente në Bullgari, Greqi, Hungari, Poloni, Rumani dhe Moldavi, ndërsa u kërkuan prova kompanive në tetë vende të tjera. Deri tani janë marrë në pyetje edhe 23 dëshmitarë. Në Greqi, kontrollet u zhvilluan në një kompani logjistike në rajonin e Atikës, ndërsa në Poloni u bllokuan pasuri me vlerë 1.8 milionë euro. Sipas hetimeve, grupi kishte ngritur që prej vitit 2019 kompani përmes të cilave tregtonte suplemente të paautorizuara për shitje, duke nxjerrë në treg mbi 400 produkte me emra të ndryshëm. Rrjeti kishte ndërtuar qindra faqe interneti dhe profile në rrjetet sociale, ku përdorte emra dhe imazhe personazhesh të njohur apo “mjekësh” të rremë për të mashtruar viktimat. Pasi pacientët plotësonin formularët online, ata kontaktoheshin nga operatorë të qendrave telefonike të grupit kriminal, të cilët paraqiteshin si mjekë apo specialistë dhe pretendonin se produktet ishin kura të vërteta për sëmundje të pashërueshme ose të rënda. Sipas autoriteteve europiane, suplementet nuk kishin asnjë efekt real në organizëm dhe përmbanin pothuajse të njëjtët përbërës, pavarësisht pretendimeve se trajtonin sëmundje të ndryshme. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! Kërcënim i ri nënujor nga Irani?/ Si mund të ndikojë në komunikim, banka dhe ekonominë globale Ulqini me rregulla të reja për pushuesit/ Gjobë deri në 500 euro për ata që lëvizin me rroba banjo jashtë zonave të plazhit Juventus jashtë nga Champions/ “Zonja e Vjetër” mundet nga Fiorentina, rrezikon seriozisht

Lini një Përgjigje