Pikat kryesore
- Një 18-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së kryeqytetit për vjedhjen e një makinë te vendparkimi i automjeteve në rrugën “Hajdar Hidri”.
- Sipas Policisë, i riu mashtroi rojën e vendparkimit se ishte pronari i automjetit.
- 3, menjëherë pas njoftimit se në një vendparkim për automjete, në rrugën “Hajdar Hidri”, ishte vjedhur nëpërmjet mashtrimit, 1 automjet tip “Volksëagen Jetta”, organizuan punën për identifikimin dhe kapjen e autorit.
Një 18-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së kryeqytetit për vjedhjen e një makinë te vendparkimi i automjeteve në rrugën “Hajdar Hidri”. Sipas Policisë, i riu mashtroi rojën e vendparkimit se ishte pronari i automjetit. Makina tip “Volksëagen Jetta” u gjet në Valias. “Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3, menjëherë pas njoftimit se në një vendparkim për automjete, në rrugën “Hajdar Hidri”, ishte vjedhur nëpërmjet mashtrimit, 1 automjet tip “Volksëagen Jetta”, organizuan punën për identifikimin dhe kapjen e autorit. Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore dhe policore, u identifikua dhe u arrestua autori i dyshuar i vjedhjes, shtetasi A. L., 18 vjeç, banues në Tiranë. Gjithashtu, u gjet në fshatin Valias, automjeti i vjedhur. 18-vjeçari dyshohet se me qëllim vjedhjen, ka shkuar te vendparkimi i automjeteve, ku ka mashtruar rojën e subjektit, se do të merrte automjetin e tij”, njofton Policia. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.