Pikat kryesore
- Fieri mban rekord për divorce, martesa fiktive dhe fëmijë të lindur jashtë martese.
- Sipas statistikave, për vitin 2025 rezulton se u regjistruan nga një deri në dy kërkesë-padi në ditë për zgjidhje martese, ndërsa në total janë shënuar 571 raste brenda të divorceve.
- “Në zgjidhjet e martesave është dhe një numër shumë i lartë i martesave fiktive.
Fieri mban rekord për divorce, martesa fiktive dhe fëmijë të lindur jashtë martese. Sipas statistikave, për vitin 2025 rezulton se u regjistruan nga një deri në dy kërkesë-padi në ditë për zgjidhje martese, ndërsa në total janë shënuar 571 raste brenda të divorceve. “Në zgjidhjet e martesave është dhe një numër shumë i lartë i martesave fiktive. Janë martesa të lidhura me persona që kanë probleme me dokumentacionin në shtete të ndryshme. Këta persona krijoin martesa fiktive, marrin mbiemrat e rinjë të bashkëshorteve me të cilat bëjnë dokumentacione me qëllim kalimin në shtete të ndryshme”, thotë avokati Ervis Goxhaj.