Marrëveshja për Industrinë e Mbrojtjes, Shqipëria dhe Italia do ndërtojnë mjete lundruese…

Marrëveshja për Industrinë e Mbrojtjes, Shqipëria dhe Italia do ndërtojnë mjete lundruese…

Pikat kryesore

  • Shqipëria dhe Italia kanë nënshkruar një marrëveshje historike që hap rrugën për ndërtimin e anijeve ushtarake dhe civile në bazën detare të Pashalimanit.
  • Projekti zhvillohet përmes krijimit të një kompanie të përbashkët mes KAYO-s shqiptare dhe gjigantit italian Finkantieri, një prej prodhuesve më të mëdhenj të anijeve në botë.
  • Shqipëria do të vërë në dispozicion kantierin e Pashalimanit në qytetin e Vlorës, i cili do të modernizohet plotësisht, ndërsa Italia do të sjellë teknologjinë, dizajnin dhe ekspertizën e nevojshme.

Shqipëria dhe Italia kanë nënshkruar një marrëveshje historike që hap rrugën për ndërtimin e anijeve ushtarake dhe civile në bazën detare të Pashalimanit. Projekti zhvillohet përmes krijimit të një kompanie të përbashkët mes KAYO-s shqiptare dhe gjigantit italian Finkantieri, një prej prodhuesve më të mëdhenj të anijeve në botë. Shqipëria do të vërë në dispozicion kantierin e Pashalimanit në qytetin e Vlorës, i cili do të modernizohet plotësisht, ndërsa Italia do të sjellë teknologjinë, dizajnin dhe ekspertizën e nevojshme. Në fazën e parë, kompania e përbashkët pritet të ndërtojë të paktën shtatë anije për Forcat Detare Shqiptare, ndërsa më vonë synohet prodhimi i anijeve deri në 80 metra me 800 ton zhvendosje të destinuara edhe për eksport. Kompania Finkantieri do të marrë përsipër drejtimin e projektit si kontraktori kryesor, ndërsa ndërtimi i tyre do të realizohet nga kompania e përbashkët në Shqipëri. Projekti përfshin gjithashtu trajnimin e inxhinierëve dhe punëtorëve shqiptarë, duke krijuar kapacitete vendore për industrinë navale dhe hapjen e vendeve të reja të punës. Konkretizimi i këtij bashkëpunimi do të forcojë zinxhirin e furnizimit ushtarak detar, nxit zhvillimin ekonomik dhe infrastrukturor si dhe hap perspektiva të reja për rritje ndërkombëtare./rtsh.al/ “🎉 Për Festat e Nëntorit, ju ftojmë të kaloni një fundjavë me atmosferë shqiptare, relaks dhe shije Çdo stinë sjell mundësi të reja, por vjeshta është ajo që na fton të ndalemi, të reflektojmë 11/16/2025 19:00 Marrëveshja për Industrinë e Mbrojtjes, Shqipëria dhe Italia do ndërtojnë mjete lundruese civile e ushtarake në Pashaliman 11/16/2025 18:57 Protesta në Strasburg, OVL e UÇK-së falënderon pjesëmarrësit dhe ata që s’kanë mundur të shkojnë 11/16/2025 18:39 Lladrovci: Drejtësi për heronjtë tanë të luftës dhe paqes!

Lini një Përgjigje