Pikat kryesore
- “Tash qenka kujtuar Kurti, deputet në detyrë, me na tregu çka është e mençur, ndërsa i mbante kastile në zhag institucionet 9 muaj, pesëdhjetë e sa herë me shkelje të Kushtetutës”.
- “ S’ja kisha dhënë hiç fjalën me na mbajt ders, e ka bë pis me krejtë edhe me këto ndërhyrje nga posti që e mbanë praktikisht të uzurpuar, në zgjedhjet lokale dhe sidomos në balotazh”, tha Maliqi.
Publicisti dhe analisti, Shkëlzen Maliqi, ka reaguar ndaj deklaratës së Kryeminstrit në detyrë Albin Kurti që dje tha se: “Ne nuk mendojmë se është punë e mençur të shkomë në zgjedhje në dhjetor e sërish në prill”, Maliqi tha se Kurtit, vonë i është kujtuar se nuk është veprim i mençur shkuarja në zgjedhje, kur tash e 9 muaj e mban formimin e institucioneve pezull. “Tash qenka kujtuar Kurti, deputet në detyrë, me na tregu çka është e mençur, ndërsa i mbante kastile në zhag institucionet 9 muaj, pesëdhjetë e sa herë me shkelje të Kushtetutës”. “ S’ja kisha dhënë hiç fjalën me na mbajt ders, e ka bë pis me krejtë edhe me këto ndërhyrje nga posti që e mbanë praktikisht të uzurpuar, në zgjedhjet lokale dhe sidomos në balotazh”, tha Maliqi. Maliqi theksoi se Kurti ka bërë ndërhyrje të dyshimta në Komunën e Mitrovicës, dhe se nuk ka lejuar që të hetohen sipas rregullave, pret që të dalin në pah të gjitha mashtrimet dhe nënçmimet që i ka bë që nga 9 shkurti e më vonë. “Me ndërhyrjet e dyshimta në Mitrovicë, se ka lejuar as të hetohen ato sipas rregullave, e ka bo vetën me dal edhe dy a tre herë në zgjedhje, t’i dalin një nga një të gjitha lojerat dhe mashtrimet te “hajvanatit” që e patë nënçmuar në natën e 9 shkurtit dhe më vonë”, përfundoi Maliqi për GazetaBlic. “🎉 Për Festat e Nëntorit, ju ftojmë të kaloni një fundjavë me atmosferë shqiptare, relaks dhe shije Çdo stinë sjell mundësi të reja, por vjeshta është ajo që na fton të ndalemi, të reflektojmë 11/11/2025 19:44 Aktakuza ndaj Hajdarit, Deliu: Asnjë vendim s’është marrë pa miratimin e Kurtit, përgjegjësia për keqpërdorimet nuk mund të ndahet 11/11/2025 19:35 Faton Peci poston video me Kurtin: Dy zemrat tona, të dyjat, ia kemi falë Mitrovicës 11/11/2025 19:30 Huthët e Jemenit sinjalizojnë ndërprerjen e sulmeve ndaj Izraelit