Pikat kryesore
- Ministri i Financave Petrit Malaj, në fjalën e tij sot në 26 shkurt përpara socialistëve deklaroi se viti 2025 shënoi një hap tjetër të rëndësishëm përsa i përket konsolidimit ekonomik dhe fiskal të vendit tonë.
- “Rritja ekonomike për vitin 2025 parashikohet në masën 3.9%, ndërsa projeksioni ynë për periudhën afatmesme është 4%.
- Kjo rritje është ndjeshëm më e lartë edhe krahasuar me mesataren e Ballkanit Perëndimor, e cila parashikohet në masën 3%”, tha ai.
Ministri i Financave Petrit Malaj, në fjalën e tij sot në 26 shkurt përpara socialistëve deklaroi se viti 2025 shënoi një hap tjetër të rëndësishëm përsa i përket konsolidimit ekonomik dhe fiskal të vendit tonë. “Rritja ekonomike për vitin 2025 parashikohet në masën 3.9%, ndërsa projeksioni ynë për periudhën afatmesme është 4%. Kjo rritje është ndjeshëm më e lartë edhe krahasuar me mesataren e Ballkanit Perëndimor, e cila parashikohet në masën 3%”, tha ai. Malaj shtoi se papunësia është ulur në nivelin më të ulët historik në 30 vitet e fundit, duke arritur në masën 8.1% nga 17% që ishte 10 vite më parë. Malaj shtoi se papunësia është ulur në nivelin më të ulët historik në 30 vitet e fundit, duke arritur në masën 8.1% nga 17% që ishte 10 vite më parë. “Kjo normë papunësie është po ashtu dukshëm më e ulët se sa norma mesatare e papunësisë në Ballkanin Perëndimor, e cila sot shënon 10.3%”, u shpreh ministri. Fjala e Ministrit të Financave, Petrit Malaj, në mbledhjen e Grupit të Partisë Socialiste Viti 2025 që sapo lamë pas shënoi një hap tjetër të rëndësishëm përsa i përket konsolidimit ekonomik dhe fiskal të vendit tonë. Rezultatet që do të prezantoj në vijim janë fryt i një vizioni të qartë reformash që jemi duke zbatuar dhe padiskutim që kanë në themel garantimin një disipline të qëndrueshme makroekonomike dhe fiskale. Rritja ekonomike për vitin 2025 parashikohet në masën 3.9%, ndërsa projeksioni ynë për periudhën afatmesme është 4%. Kjo rritje është ndjeshëm më e lartë edhe krahasuar me mesataren e Ballkanit Perëndimor, e cila parashikohet në masën 3%.