Pikat kryesore
- Trajneri i Anglisë, Tomas Tukel zyrtarizoi listën me 26 futbollistët që do të marrë me vete në finalet e Botërorit 2026.
- Ashtu siç kishin paralajmëruar mediat angleze, tekniku gjerman ka surprizuar me zgjedhjet e tij.
- Po ashtu, nuk kanë marrë ftesë dy veteranët e “Tre Luanëve”, mbrojtësit e Manchester United, Harri Megajër dhe Luk Shou.
Trajneri i Anglisë, Tomas Tukel zyrtarizoi listën me 26 futbollistët që do të marrë me vete në finalet e Botërorit 2026. Ashtu siç kishin paralajmëruar mediat angleze, tekniku gjerman ka surprizuar me zgjedhjet e tij. Jashtë ekipit që do të luajë në finalet e Kupës se Botës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Meksikë dhe Kanada kanë mbetur talentet anglezë, Kol Plamer i Chelsea, Fil Foden i Manchester City dhe Trent Alexander Arnold I Real Madrid. Po ashtu, nuk kanë marrë ftesë dy veteranët e “Tre Luanëve”, mbrojtësit e Manchester United, Harri Megajër dhe Luk Shou. Jo vetëm lojtarët e harruar, pasi Tukel ka surprizuar edhe me emrat e ftuar prej tij. Njëri prej tyre është Ivan Tonej, sulmuesi 30 vjeçar që luan më Arabinë Saudite me Al Ahli. Po ashtu, një ftese ka marrë edhe Markus Rashford, i rilindur në sezonin e fundit te Barcelona. Sa i përket emrave te tjerë, ata janë te zakonshmit si Harri Kejn, Xhud Belllingham, Deklan Raks, apo Bukajo Saka. Anglia do të luajë në Grupin L të Botërorit 2026 bashkë me Kroacinë, Ganën dhe Panamanë. Skuadra angleze shihet si një nga favoritet e mëdha edhe për fitimin e Kupës së Botës. /abcnews.al Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!