Pikat kryesore
- LSDM akuzoi sot qeverinë e OBRM-PDUKM-së se po përdor sërish një metodë të njohur: sa herë që mungojnë përgjigjet dhe kërkohet llogaridhënie, sulmohen personat që nxjerrin në pah të vërtetën.
- Sipas partisë, Klekovski i etiketoi ata si “kalorës të epidemisë”, të cilët synojnë të grumbullojnë “like në rrjetet sociale”.
- LSDM e cilëson këtë qasje si të turpshme dhe të rrezikshme, duke theksuar se ekspertët nuk e “kalërojnë” epideminë, por japin paralajmërime, kërkojnë informacione të qarta dhe evidentojnë mangësitë.
LSDM akuzoi sot qeverinë e OBRM-PDUKM-së se po përdor sërish një metodë të njohur: sa herë që mungojnë përgjigjet dhe kërkohet llogaridhënie, sulmohen personat që nxjerrin në pah të vërtetën. “Në vend që të sqarojë përse institucionet qëndruan në heshtje ndërkohë që banorët e Gostivarit konsumonin ujë të kontaminuar, përse epidemia u me vonesë dhe si ndodhi që mijëra persona u helmuan, ministri i Shëndetësisë, Sasho Klekovski, zgjodhi të sulmojë mjekët dhe profesorët”, deklarojnë nga LSDM. Sipas partisë, Klekovski i etiketoi ata si “kalorës të epidemisë”, të cilët synojnë të grumbullojnë “like në rrjetet sociale”. LSDM e cilëson këtë qasje si të turpshme dhe të rrezikshme, duke theksuar se ekspertët nuk e “kalërojnë” epideminë, por japin paralajmërime, kërkojnë informacione të qarta dhe evidentojnë mangësitë. Si mjekë dhe shkencëtarë, detyrimi i tyre është të flasin publikisht në rastet kur institucionet heshtin apo manipulojnë, thuhet në reagim. Sipas LSDM-së, përmes këtyre sulmeve po tentohet që vëmendja të largohet nga çështja reale, që është kolapsi institucional në kujdesin shëndetësor dhe fshehja e informacioneve, dhe të drejtohet kundër atyre që tregojnë të vërtetën. “Banorët e Gostivarit nuk u sëmurën për shkak se një mjek apo profesor bëri komente në rrjetet sociale. Ata u sëmurën pasi institucionet nuk vepruan në kohë, sepse uji u deklarua i sigurt edhe pse dihej se ishte i ndotur dhe sepse po shmanget përgjegjësia”, theksojnë nga partia. LSDM shton se ky është modeli tipik i OBRM-PDUKM-së: kur mungojnë rezultatet dhe duhet të jepet llogari, në shënjestër vendosen mjekët, ekspertët, gazetarët dhe të gjithë ata që refuzojnë të heshtin.