Pikat kryesore
- Reshjet e dendura të shiut kanë përfshirë Kaliforninë Jugore, duke shkaktuar përmbytje masive, rrëshqitje dherash dhe mbyllje të disa akseve kryesore rrugore.
- Situata është përkeqësuar ndjeshëm në Los Angelos, ku autoritetet kanë gjendjen e emergjencës lokale.
- Kryetarja e Bashkisë së Los Angelesit, Karen Bass, njoftoi se mijëra banorë janë detyruar të evakuohen në orët e para të mëngjesit të Krishtlindjes, pas paralajmërimeve për rrezik të menjëhershëm nga përmbytjet.
Reshjet e dendura të shiut kanë përfshirë Kaliforninë Jugore, duke shkaktuar përmbytje masive, rrëshqitje dherash dhe mbyllje të disa akseve kryesore rrugore. Situata është përkeqësuar ndjeshëm në Los Angelos, ku autoritetet kanë gjendjen e emergjencës lokale. Kryetarja e Bashkisë së Los Angelesit, Karen Bass, njoftoi se mijëra banorë janë detyruar të evakuohen në orët e para të mëngjesit të Krishtlindjes, pas paralajmërimeve për rrezik të menjëhershëm nga përmbytjet. Sipas autoriteteve, në disa zona janë regjistruar mbi 28 centimetra reshje shiu brenda pak ditësh. Stuhitë e fuqishme dimërore kanë shkaktuar edhe ndërprerje të energjisë elektrike për më shumë se 61 mijë banorë, ndërsa ekipet e emergjencës janë angazhuar në dhjetëra operacione shpëtimi për largimin e civilëve nga zonat e rrezikuara. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! VIDEO/ Stuhia godet Kaliforninë, shkaktohen përmbytje masive. Gjendje e jashtëzakonshme në 6 qarqe Të paktën 21 të vdekur pas përmbytjeve në Marok