Lojëra fati brenda lokalit në Fushë Arrëz. Arrestohet punonjësi, dy në kërkim

Lojëra fati brenda lokalit në Fushë Arrëz. Arrestohet punonjësi, dy në kërkim

Pikat kryesore

  • Policia ka njoftuar këtë të enjte, më 26 mars, se ka zbuluar një lokal në Fushë Arrëz ku zhvillohej veprimtari e paligjshme e lojërave të fatit.
  • P., 30 vjeç, punonjës i lokalit, ndërsa në kërkim janë dy shtetas, I.
  • P., 39 vjeç, të dy të dyshuar si organizatorë të veprimtarisë.

Policia ka njoftuar këtë të enjte, më 26 mars, se ka zbuluar një lokal në Fushë Arrëz ku zhvillohej veprimtari e paligjshme e lojërave të fatit. Në flagrancë u arrestua P. P., 30 vjeç, punonjës i lokalit, ndërsa në kërkim janë dy shtetas, I. T., 30 vjeç, dhe G. P., 39 vjeç, të dy të dyshuar si organizatorë të veprimtarisë. Gjatë kontrollit policor u sekuestruan 2 makineta, 1 pajisje kompjuterike, 1 celular si dhe 140 mijë lekë, të dyshuara se ishin përfituar nga aktiviteti i paligjshëm. “Gjatë kontrollit në lokal, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 2 makineta, 1 pajisje kompjuterike, 1 celular dhe 140 000 lekë që dyshohet se janë përfituar nga kjo veprimtari e paligjshme. Punohet për kapjen e 2 shtetasve në kërkim dhe për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie të paligjshme. “ , thuhet në njoftimin e uniformave blu. -shtetasi P. P., 30 vjeç, banues në Fushë Arrëz, punonjës i lokalit; -shtetasit I. T., 30 vjeç dhe G. P., 39 vjeç, të dy banues në Tiranë, të cilët dyshohet se janë organizatorët e kësaj veprimtarie të paligjshme. Operacioni, i koduar “ Gaminator ”, u zhvillua nga Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar i DVP Shkodër, me mbështetjen e Komisariatit të Policisë Pukë.

Lini një Përgjigje