Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka reaguar ndaj mënyrës së zbatimit të kontratës kolektive në sektorin e arsimit dhe shëndetësisë, duke e quajtur atë “dëm të madh e të pariparueshëm” për komunat e vendit.
Ai për GazetaBlic , tha se kontrata është menduar si nismë e mirë për fuqizimin e dy sektorëve jetikë, ajo është zbatuar në mënyrë të gabuar, pasi qeveria nuk ka ndarë buxhet për mbulimin e saj.
“Kontrata kolektive ka qenë një ide e mirë për të motivuar dhe fuqizuar sektorin e arsimit dhe shëndetësisë, por, është realizuar keq.
Dy ministritë e kishin qëllimin e mirë kur i kanë nënshkruar kontratat me sindikata, megjithatë, dëmin e madh e të pariparueshëm e përjetojnë komunat, sepse, për kontratën kolektive qeveria nuk ka ndarë buxhet dhe detyrimet e kontratës kolektive zbatohen me vendime përmbarimore në dëm të projekteve kapitale të nivelit lokal, jetike për mirëqenien e qytetarëve.
Nuk kam qenë kundër kontratës kolektive, kam qenë kundër mënyrës se si po zbatohet dhe për dëmin që na është bërë, i kam paditur dy ministritë për shkak të humbjeve të grantit, gjoja se kemi bërë keqklasifikim”, tha Lladrovci.
Sipas Lladrovcit, vetëm deri në gusht të këtij viti, nga buxheti i komunës janë tërhequr mbi 2.345.229 euro, duke e cilësuar këtë si një humbje të madhe për një komunë me nevoja të mëdha zhvillimore.
“Shembull janë projektet kapitale të dëmtuara në komunën e Drenasit nga kontrata kolektive që realizohet me përmbarim, është një listë e gjatë por, po i cek vetëm disa: Nxehja qendrore dhe riparimi i kulmit të shkollës në Komoran, Kabinetet e klasave për mësimin tërë ditor, asfaltimi i rrugës Poklek -Vasilevë, asfaltimi dhe kubëzimi i rrugëve në Drenas, parku për çiklist dhe shtigje për këmbësorë, rrugët fushore, shtrati i lumit, trotuaret, rehabilitimi i disa rrugëve, shtëpia e komunitetit, stadiumi – faza e dytë, kanalet kulluese, etj.
Për këtë vit deri në gusht nga buxheti i komunës janë tërheq më shumë se 2,345,229.00 euro.
Për një komunë me nevojat aq të mëdha, është dëm i madh për mirëqenien e qytetarëve.
Për të realizuar kontratën kolektive me sukses, lë ta bart qeveria edhe buxhetin për kontratën kolektive, jo të bëj dëme të pariparueshme për pushtetin lokal”, u shpreh Lladrovci për GazetaBlic.
Në ditën e parë të vitit të ri shkollor, Korporata Rugove vizitoi shtatë shkolla fillore në kryeqytet, *Alergjia është një lloj reagimi ndryshe i trupit ndaj substancave që për shumë njerëz janë komplet të