Pikat kryesore
- Është një familje e vërtetë, ndërsa himni legjendar “You ëill never ëalk alone” e ka mishëruar edhe një herë këtë gjë.
- Futbollistët në fushë dhe tifozët në tribunat e “Anfield Road” dhuruan një tjetër skenë që kalon kufijtë e sportit.
- Me këndën “ju kurrë nuk do të ecni vetëm”, ata mirëpritën tre fëmijët e Diogo Jota, ish sulmuesit portugez, që humbi jetën më 3 korrik në moshën 28 vjeçare, bashkë me vëllain e tij në një aksident automobilistik.
Liverpool është më shumë se një klub futbolli. Është një familje e vërtetë, ndërsa himni legjendar “You ëill never ëalk alone” e ka mishëruar edhe një herë këtë gjë. Futbollistët në fushë dhe tifozët në tribunat e “Anfield Road” dhuruan një tjetër skenë që kalon kufijtë e sportit. Me këndën “ju kurrë nuk do të ecni vetëm”, ata mirëpritën tre fëmijët e Diogo Jota, ish sulmuesit portugez, që humbi jetën më 3 korrik në moshën 28 vjeçare, bashkë me vëllain e tij në një aksident automobilistik. Liverpool nderoi më pas edhe sportivisht kujtimin e Diogo Jota, duke fituar 2-1 ndeshjen kundër Wolves, skuadra e parë që e transferoi portugezin në Premier League. Në një sfidë të mbushur me emocione të mëdha, të zotët e shtëpisë mbyllën garën që në pjesën e parë. Në vetëm dy minuta, në fillim Gravenberch dhe më pas Florian Virtz vendosën epërsinë e dyfishtë, përpara se skuadrat të ktheheshin në pushimin e ndeshjes. Në fraksionin e dytë, miqtë vetëm sa ngushtuan diferencën me Bueno, por nuk prishën festën e Liverpool, që duket se ka hedhur pas krahëve nisjen zhgënjyese që i bëri këtij sezoni. / abcnews.al Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! Juventus është për titull/ Fitore 2-0 në Pisa, afrim me kreun ndonëse me ndeshje tepër “Mitaj nuk do të largohet”/ Al Ittihad hedh poshtë lajmet për transferimin e yllit kuqezi Ndalet papritur Maroku/ Kupa e Afrikës, favoritët për trofeun nuk mundin Malin