Pikat kryesore
- Gjithsesi, mediat në Itali po shkruajnë se ky Juventus po shkakton frikë, si dhe që një lojtar si Edon Zhegrova ka nisur të ndikojë fort.
- Kjo ishte historia e ndeshjes së Serisë A në fushën e Pizës, që rezultoi shumë e vështirë, ndonëse në fund u fitua 2-0.
- Golat nga Kalulu dhe Kenan Jildiz bënë që të liheshin pas momentet e vështira kur Piza goditi dy herë shtyllën dhe ishte më pranë fitores se “Zonja e Vjetër”.
Është ende shpejt për konkluzione. Gjithsesi, mediat në Itali po shkruajnë se ky Juventus po shkakton frikë, si dhe që një lojtar si Edon Zhegrova ka nisur të ndikojë fort. Kjo ishte historia e ndeshjes së Serisë A në fushën e Pizës, që rezultoi shumë e vështirë, ndonëse në fund u fitua 2-0. Golat nga Kalulu dhe Kenan Jildiz bënë që të liheshin pas momentet e vështira kur Piza goditi dy herë shtyllën dhe ishte më pranë fitores se “Zonja e Vjetër”. Në një sfidë, ku Juvja bëri më shumë, por mund të ishte ndëshkuar, u desh hyrja në fushë në 62’ e yllit të Kosovës që të merreshin tri pikët. Zhegrova nisi me autoritet dhe klas aksionin e golit të parë të Kalulut, dhe e kërcënoi shpesh portën e vendasve. Në fund, në minutat shtesë Jildiz përfundoi nga dy hapa aksionin e gjatë të piemontezëve. Gjithsesi, trajneri Luçiano Spaleti e ka kthyer në garë për titull./ abcnews.al Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! Juventus, “zonjë” në Serie A / Skuadra bardhezi kalon testin e forcës, mundi 2-1 Romën Inter merr komandën në serie A/ Edhe Juventus kthehet te fitorja, zhgënjejnë Milan e Napoli Juventus kthehet “zonjë” në Champions/ Skuadra torineze vuan, por në fund fiton ndaj qipriotëve të Pafos