LIVE- Sfidat e bizneseve eksportuese/ Rama: BE hapësirë mundësish, por dhe sfidash..

LIVE- Sfidat e bizneseve eksportuese/ Rama: BE hapësirë mundësish, por dhe sfidash..

Pikat kryesore

  • Rama: Të gjitha kompanitë tona që janë në një proces transformimi të vazhdueshëm është e domosdoshme të mbajnë sytë nga çfarë I pret në një të ardhme jo shumë të largët ku Shqipëria do jetë anëtare e BE.
  • Është një hapësirë mundësish por edhe sfidat të jashtëzakonshme.
  • Jemi këtu për të mbështetur bashkë një nismë të AIDA, që tani është kthyer nga zyrë informacioni në mekanizëm mbështetje që orienton të gjithë ata që i adresohen.

Rama: Të gjitha kompanitë tona që janë në një proces transformimi të vazhdueshëm është e domosdoshme të mbajnë sytë nga çfarë I pret në një të ardhme jo shumë të largët ku Shqipëria do jetë anëtare e BE. Është një hapësirë mundësish por edhe sfidat të jashtëzakonshme. Kush nuk do di të adoptohet do jetë humbës. Sot jemi në nisje të një tjetër viti të rëndësishëm në BE. Jemi këtu për të mbështetur bashkë një nismë të AIDA, që tani është kthyer nga zyrë informacioni në mekanizëm mbështetje që orienton të gjithë ata që i adresohen. Me rëndësi për ekonominë tonë është domosdoshmëria për të rritur vlerën në vend, dhe një nga sfidat e AIDA-s është mbështetja e eksporteve duke mbështetur prodhimet “Made in Albania”. Cojmë në nivel tjetër marrëdhënien me eksportuesit. ‘Made in Albania’ është një markë cilësie dhe një pasaportë për në BE, për këtë do të mbështesim gjithë ata që do synojnë ti japin vetes këtë pasaportë duke hequr dorë nga ideja se konkurrenca me çmim të ulët mund ti çojë larg dhe duke u fokusuar te konkurrenca me standarde të larta. Mbështetja që do të japim për certifikimet ndërkombëtare është diçka që e shohim si një investim strategjik të shtetit, jo thjesht për ti kursyer biznesit disa lekë por për ta ndihmuar të futet në tregun europian. Duke shtuar mbështetjen e shtetit për certifikimet ndërkombëtare. Kush nuk pret që vazhdimësia e sipërmarrjes ti garantohet nga oksigjeni i shtetit por i beson inovacionit dhe transformimit fiton, kush pret që të vazhdojë të rrijë ku është mësuar, duke u mbajtur me oksigjen nga shteti po shtyn në agoni ditën e fundit. Dhe besojmë shumë te manifaktura, për të krijuar më shumë vlerë të shtuar do bëjmë më shumë në mbështetje të sipërmarrjeve që do përqafojnë sfidën e transformimit.

Lini një Përgjigje