LIVE/ Katër kandidatë në garë për të zëvendësuar Dumanin, KLP nis mbledhjen për zgjedhjen…

LIVE/ Katër kandidatë në garë për të zëvendësuar Dumanin, KLP nis mbledhjen për zgjedhjen…

Pikat kryesore

  • Në garë janë katër kandidatë: Klodian Braho, Doloreza Musabelliu, Adnan Xholi dhe Elvin Gokaj.
  • Ashtu siç ishte planifikuar, në orën 09.00 nisi seanca dëgjimore me secilin prej tyre.
  • Sipas KLP-së, intervistat do të zhvillohen në rend alfabetik, dhe secili kandidat do të intervistohet për 45 minuta.

LIVE/ Katër kandidatë në garë për të zëvendësuar Dumanin, KLP nis mbledhjen për zgjedhjen e kreut të ri të SPAK Këshilli i Lartë i Prokurorisë do të zgjedhë sot drejtuesin e ri të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK). Në garë janë katër kandidatë: Klodian Braho, Doloreza Musabelliu, Adnan Xholi dhe Elvin Gokaj. Ashtu siç ishte planifikuar, në orën 09.00 nisi seanca dëgjimore me secilin prej tyre. Sipas KLP-së, intervistat do të zhvillohen në rend alfabetik, dhe secili kandidat do të intervistohet për 45 minuta. Në seancën dëgjimore janë të papranishëm përfaqësuesja amerikane, Van Horn dhe ambasadori i BE, Silvio Gonzato. Pas seancave pritet të bëhet votimi, ku fitues do të kandidati që merr më shumë vota. Gara për drejtimin e SPAK ka ngjallur interes të lartë, për shkak të peshës së këtij institucioni në hetimin e korrupsionit në nivele të larta dhe dosjeve sensitive që ka në dorë. Për këtë arsye në sallë prite të jenë dhe një pjesë e madhe e ambasadorëve të atashuar në vendin tonë. “Në prag të zgjedhjes së nesërme të kreut të ri të SPAK, ku Ambasadori Gonzato do të jetë i pranishëm së bashku me ambasadorët e vendeve anëtare të BE-së, ai shprehu besimin se anëtarët e KLP-së do të tregojnë nivelin më të lartë të përgjegjshmërisë dhe do të sigurojnë që Prokuroria e Posaçme të drejtohet nga një person me integritet të padiskutueshëm, i pavarur, profesionist dhe i përkushtuar ndaj standardeve më të mira të BE-së”, njoftoi ambasada e BE. Mbledhja po organizohet në prezencë të Anëtarëve të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, si dhe përfaqësuesve nga Prokurori i Përgjithshëm, Ministria e Drejtësisë, Projekti Eu4Justice dhe Programi OPDAT si dhe nga përfaqësues të misioneve diplomatike. Zgjedhja e kreut të SPAK bazohet në eksperiencën në çështjet sensitive të korrupsionit dhe të krimit të organizuar; në aftësitë drejtuese, vizionin ose planin e besueshëm për organizimin e Prokurorisë, imazhin publik të karrierës së kandidatit apo kandidates etj. Drejtuesit aktual të SPAK, Altin Dumanit i mbaron mandati trevjeçar më 16 dhjetor. Drejtuesi i ri i Prokurorisë së Posaçme do të zgjidhet mes prokurorëve të SPAK për një mandat 3-vjeçar pa të drejtë rikandidimi. loading…

Lini një Përgjigje