Përpjekjet e VV-së për ta bllokuar certifikimin që Lista Srpska të marrë pjesë në zgjedhjet e Kosovës janë shkurtpamëse dhe përçarëse.
Kështu është shprehur ambasada e SHBA-së në Prishtinë, sipas të cilës të gjithë qytetarët e Kosovës duhet të jenë në gjendje të ushtrojnë të drejtat e tyre demokratike.
Kujtojmë se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve konfirmoi 22 subjekte politike për pjesëmarrje në zgjedhjet e parakohshme parlamentare që do të mbahen më 28 dhjetor 2025.