Pikat kryesore
- Në këtë dëgjesë, deputetja e PD-së Albana Vokshi, anëtare e këtij komisioni, foli në emër të opozitës në Shqipëri.
- Në fjalën e saj Vokshi ngriti shqetësimin për përkeqësimin e thellë dhe sistemik të lirisë së medias, që sipas saj është i papajtueshëm me standardet demokratike evropiane.
- Neni 10 i Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut garanton lirinë e shprehjes dhe njeh rolin thelbësor të medias së lirë dhe të pavarur si gur themeli i shoqërisë demokratike.
Liria e medias/ KE seancë dëgjimore me ekspertë e gazetarë, Albana Vokshi: Media nën kontroll të plotë të qeverisë Komisioni i Monitorimit të Asamblesë Parlamentarë të Këshillit të Europës zhvilloi më 9 dhjetor një dëgjesë me ekspertë nga organizata të mediave dhe përfaqësues të Këshillit të Europës në lidhje me situatën e medias në Shqipëri. Në këtë dëgjesë, deputetja e PD-së Albana Vokshi, anëtare e këtij komisioni, foli në emër të opozitës në Shqipëri. Në fjalën e saj Vokshi ngriti shqetësimin për përkeqësimin e thellë dhe sistemik të lirisë së medias, që sipas saj është i papajtueshëm me standardet demokratike evropiane. Neni 10 i Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut garanton lirinë e shprehjes dhe njeh rolin thelbësor të medias së lirë dhe të pavarur si gur themeli i shoqërisë demokratike. Ky është realiteti në Shqipëri, kontrolli i gjithanshëm i qeverisë mbi median dhe erozioni sistematik i lirisë së saj. Mjafton të lexoni raportet e ODIHR për zgjedhjet parlamentare, Raportin e Progresit të Komisionit Evropian, raportet e Reporters Without Borders dhe raporte te tjera… Mjafton të dëgjoni raportimet e ekspertëve ë ftuat në komision… media në Shqipëri është në rënie të thellë… Indeksi i lirisë së medias ka rënë vazhdimisht. Shpifja mbetet e kriminalizuar në Kodin Penal, pavarësisht rekomandimeve shumëvjeçare të Komisionit të Venecias, ODIHR-it dhe Komisionit Evropian. Tre kanale televizive janë mbyllur vitet e fundit. Vetëm për njërin prej tyre, Gjykata e Arbitrazhit ka dhënë vendimin përfundimtar, duke detyruar qeverinë shqiptare që të dëmshpërblejë këtë TV me 110 milionë euro për mbylljen e Agon Channel. E me siguri do të duhet të paguajmë miliona EURO të tjera për mbylljen e mediave të tjera.