Lëvizi në sens të kundërt në aksin “Shkodër-Hani i Hotit”, gjobitet drejtuesi i automjetit Policia rrugore ka identifikuar dhe gjobitur një drejtues mjeti me masë administrative 15 000 lekë pasi lëvizi me krah të kundërt në aksin rrugor “Shkodër-Hani i Hotit”. Reagimi erdhi pas postimit të videos në rrjetet sociale. Në lidhje me një video të postuar në rrjete sociale, ku shfaqet një automjet që përshkon karrugën kundravajtë dhe nuk respekton distancën e sigurisë, në aksin rrugor “Shkodër-Hani i Hotit”, ju informojmë se: Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore kanë identifikuar drejtuesin e këtij automjeti dhe i kanë vendosur atij masën administrative 15 000 lekë, bazuar në pikën 10 të nenit 141, në pikën 4 të nenit 146, pikën 1 të nenit 127 dhe në pikën 5 të nenit 198, të Kodit Rrugor. Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër fton qytetarët që të denoncojnë çdo rast të shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor në numrin pa pagesë 112, duke i garantuar se reagimi do të jetë i menjëhershëm dhe në përputhje me ligjin. Lëvizi në sens të kundërt në aksin “Shkodër-Hani i Hotit”, gjobitet drejtuesi i automjetit Zbardhet dëshmia e 18-vjeçares italiane që u abuzua seksualisht nga 26-vjeçari në Durrës Hiqen tendat dhe karriget/ IMT aksion në Vlorë për lirimin e trotuareve dhe hapësirave publike Pagesat me kartë bankare po rriten me ritme të shpejta EMRI/ Sulmoi një punonjës të IEVP Fier, përfundon në pranga 38-vjeçari Pas sherrit verbal, qëlloi me çifte drejt 34-vjeçarit, arrestohet i riu në Durrës (EMRI)
Lëvizi në sens të kundërt në aksin “Shkodër-Hani i Hotit”, gjobitet drejtuesi i automjetit