LDK- miratimi i buxhetit nga një qeveri pa mandat është akt i paprecedent politik

LDK- miratimi i buxhetit nga një qeveri pa mandat është akt i paprecedent politik

Pikat kryesore

  • Lidhja Demokratike e Kosovës, thotë se vendimin se sotëm për miratimin e buxhetit për vitin 2026, e konsideron si një akt të paprecedent politik dhe institucional.
  • “Në objektin e Qeverisë, një grup deputetësh që sillen edhe si ekzekutiv, në kundërshtim me Kushtetutën dhe me aktgjykimet e fundit të Gjykatës Supreme, kanë miratuar një dokument pa vlerë juridike.
  • Kjo sjellje arbitrare, jashtë çdo norme demokratike, përbën uzurpim të kompetencave shtetërore dhe keqpërdorim flagrant të buxhetit publik për interesa të ngushta partiake”.

Lidhja Demokratike e Kosovës, thotë se vendimin se sotëm për miratimin e buxhetit për vitin 2026, e konsideron si një akt të paprecedent politik dhe institucional. Përmes një komunikate për media, LDK po ashtu thotë se këtë miratim e sheh edhe si një përpjekje të dëshpëruar për blerje votash dhe manipulim të procesit zgjedhor vetëm një javë para balotazhit të zgjedhjeve komunale dhe pak javë para zgjedhjeve të parakohshme parlamentare. “Në objektin e Qeverisë, një grup deputetësh që sillen edhe si ekzekutiv, në kundërshtim me Kushtetutën dhe me aktgjykimet e fundit të Gjykatës Supreme, kanë miratuar një dokument pa vlerë juridike. Kjo sjellje arbitrare, jashtë çdo norme demokratike, përbën uzurpim të kompetencave shtetërore dhe keqpërdorim flagrant të buxhetit publik për interesa të ngushta partiake”. “Buxheti i ri është dokumenti më i rëndësishëm financiar i shtetit dhe duhet të hartohet dhe miratohet nga një qeveri e re, legjitime dhe e dalë nga vullneti i qytetarëve, jo nga një qeveri në largim që ka humbur mbështetjen popullore, moralin politik dhe autoritetin institucional. Asnjë qeveri në detyrë nuk mund të marrë vendime kaq madhore e afatgjata që prekin rëndë stabilitetin financiar dhe të ardhmen e qytetarëve të Republikës së Kosovës”, thuhet tutje në reagimin e partisë. LDK mes tjerash deklaron se çdo tentim për të përdorur buxhetin e shtetit si instrument elektoral është i papranueshëm. “Çdo tentim për të përdorur buxhetin e shtetit si instrument elektoral është i papranueshëm. Asnjë euro e buxhetit nuk mund të shndërrohet në mjet për blerje votash, asnjë plan financiar nuk mund të shërbejë si mburojë për dështimet qeveritare dhe asnjë vendim i marrë në këtë fazë nuk mund të ketë legjitimitet demokratik”. “Këto veprime të Qeverisë në ikje përbëjnë abuzim me pushtetin, shkelje të etikës institucionale dhe instrumentalizim të institucioneve të shtetit për qëllime elektorale, duke cenuar rëndë besimin e qytetarëve në procesin demokratik dhe integritetin e zgjedhjeve”.

Lini një Përgjigje