Eugen Cakolli: Qeveria në detyrë s’ka mandat të miratojë buxhet, është lojë politike e…

Eugen Cakolli: Qeveria në detyrë s’ka mandat të miratojë buxhet, është lojë politike e…

Pikat kryesore

  • Eugen Cakolli nga KDI ka reaguar pasi Qeveria në detyrë ka miratuar buxhetin për vitin 2026.
  • Cakolli ka thënë se me votimin e buxhetit nga Qeveria në detyrë dhe procedimin e tij në Kuvend, po merr formë një shkelje ligjore që duket si pjesë e një loje politike të menduar mirë.
  • Sipas tij, një qeveri në detyrë nuk ka më mandat politik as kompetencë ligjore për të propozuar buxhetin e një legjislature të re.

Eugen Cakolli nga KDI ka reaguar pasi Qeveria në detyrë ka miratuar buxhetin për vitin 2026. Cakolli ka thënë se me votimin e buxhetit nga Qeveria në detyrë dhe procedimin e tij në Kuvend, po merr formë një shkelje ligjore që duket si pjesë e një loje politike të menduar mirë. Sipas tij, një qeveri në detyrë nuk ka më mandat politik as kompetencë ligjore për të propozuar buxhetin e një legjislature të re. “Ajo nuk ka lidhje institucionale me Kuvendin aktual dhe asnjë formë përgjegjësie ndaj tij. Ky është thelbi i problemit”, ka shkruar Cakolli. I njëjti tash po vepron si Kryeministër në detyrë dhe po ia dërgon po atij Kuvendi projektbuxhetin për miratim. – Shumica e (ish-)ministrave që morën pjesë në miratimin e këtij buxheti në Qeveri do të votojnë për të përsëri në Kuvend, veçse tash nga funksioni i deputetit. – Projektbuxheti është përgatitur dhe propozuar nga (ish-)Ministri i Financave, të cilit Gjykata Supreme i kishte anuluar një udhëzim administrativ pikërisht për shkak të papajtueshmërisë së mandatit të tij. Prandaj, çështja nuk është te buxheti, por tek mënyra si po shkelet ligji në emër të tij. Pra, po krijohen kushtet e përzierjes së qëllimshme të ligjshmërisë me populizmin, për ta bërë të padukshme shkeljen. E nëse ligji shkelet sot në emër të pagave e pensioneve, nesër do të mund të shkelet në emër të çdo gjëje tjetër.

Lini një Përgjigje