Laporta: i thotë Realit që “të mësohet si të humbas

Laporta: i thotë Realit që “të mësohet si të humbas

Presidenti i FC Barcelonës, Joan Laporta, nuk kurseu fjalët kur komentoi vendimin e Real Madrid për të munguar në galanë e Topit të Artë 2025 në Paris. Kreu i Barçës i dërgoi një mesazh të qartë rivalit të përjetshëm, duke theksuar rëndësinë e pranimit të fitoreve dhe humbjeve me sportivitet. Pyetjes për mungesën e Madridit, Laporta iu përgjigj shkurt: “Mund të bëjnë çfarë duan. Ne fokusohemi tek Barça. Nga respekt për të nominuarit, fituesit dhe organizimin, ne shkojmë. Ky është një pjesë e mënyrës tonë për të kuptuar sportin. Mund të fitosh dhe mund të humbasësh. Duhet të dish të humbasësh. Ne kemi fat të fitojmë shumë dhe të humbasim pak”. Bojkotimi i ceremonisë së Topit të Artë nga Reali vjen nga viti i kaluar, pasi Vinicius Jr nuk e fitoi këtë çmim.

Lini një Përgjigje