string(112) "lamine-yamal-kerceu-nga-vetura-per-ti-blere-hamburgere-presidentit-te-barcelones-pas-ceremonise-se-topit-te-arte" Lamine Yamal ‘kërceu’ nga vetura për t’i blerë hamburgerë presidentit të Barcelonës, pas ceremonisë së Topit të Artë Lamine Yamal shpenzoi për një ‘festë hamburgerësh’ natën vonë për drejtuesit e Barcelonës pas humbjes së ngushtë për Topin e Artë. 18-vjeçari u mposht nga Ousmane Dembélé në garën për t’u shpallur lojtari më i mirë në botë. Megjithatë, mbrëmja e tij zgjati deri në orët e para të së martës pas një ceremonie të shkëlqyer në Paris. Presidenti i Barçës, Joan Laporta, zbuloi se grupi udhëtues kishte harruar të hante nga emocionet. Por Yamal dhe shoku i tij i skuadrës, Pau Cubarsí, e rregulluan shpejt këtë situatë. Laporta i tha radios “RAC 1”: “Gjatë rrugës për në aeroport, teksa po largoheshim, të gjithë e kuptuam se mezi kishim ngrënë diçka gjatë gjithë ditës mes udhëtimit, përgatitjeve dhe galasë, dhe ishim shumë të uritur. Pastaj, rrugës për në aeroport, Lamine Yamal pa një vend që bënte hamburgerë. Ne u ndalëm, dhe ai me Cubarsín zbritën për të blerë për të gjithë, dhe i hëngrëm gjatë rrugës. Ishin vërtet shumë të mirë.” Lojtarët dhe stafi i Barçës që ishin të pranishëm nuk shkuan në gjumë deri në orën 5 të mëngjesit, pavarësisht se të enjten i pret një ndeshje kundër Real Oviedos. Babai i adoleshentit beson se djali i tij është “lojtari më i mirë në botë pa diskutim”, dhe shumëkush e shihte si favorit për çmimin e madh. Por Laporta këmbëngul se ai e ka marrë me sportivitet. Lamine Yamal ‘kërceu’ nga vetura për t’i blerë hamburgerë presidentit të Barcelonës, pas ceremonisë së Topit të Artë Manchester City i ofron 120 milionë euro për lojtarin e PSG-së Atletico Madridi e dëshiron yllin e Liverpoolit Donnarumman e donte Man Utd para Man Cityt, zbulohen prapaskenat e verës Zhegrova ushtroi edhe në ditën e pushimit, ylli kosovar kërkon më shumë hapësira të shtunën Kane i 13-ti në Topin e Artë shkakton zemërim, del një klauzolë lirimi nga Bayerni
Lamine Yamal: ‘kërceu’ nga vetura për t’i blerë hamburgerë…