Pikat kryesore
- Për dy dekada me radhë futbollin e kanë dominuar një Lionel Mesi dhe një Kristiano Ronaldo, ndërsa në epokën kur është shfaqur Kilian Mbape, ka dalë një sundues I ri.
- Ky është Lamin Jamal, talenti I jashtëzakonshëm i Barcelonës dhe i Spanjës, i cili ka dalë në krye të renditjes së fanelave të shitura në 2025.
- Në moshën vetëm 18-vjeçare, numri 10 katalanas pati një nivel prej mbi 1.3 milionë bluzash të shitura ndërsa ky vit po i afrohet fundit.
Nuk është e lehtë të lesh pas një dominim 20 vjeçar. Për dy dekada me radhë futbollin e kanë dominuar një Lionel Mesi dhe një Kristiano Ronaldo, ndërsa në epokën kur është shfaqur Kilian Mbape, ka dalë një sundues I ri. Ky është Lamin Jamal, talenti I jashtëzakonshëm i Barcelonës dhe i Spanjës, i cili ka dalë në krye të renditjes së fanelave të shitura në 2025. Në moshën vetëm 18-vjeçare, numri 10 katalanas pati një nivel prej mbi 1.3 milionë bluzash të shitura ndërsa ky vit po i afrohet fundit. Saktësisht, janë 1.32 milionë fanela, duke lënë pas Mesin me 40 000 copë. Magjistari i topit mbetet ende në modë, ndërsa shkëlqen në Shtetet e Bashkuara. Jamal ka lënë shumë prapa Ronaldon, pasi portugezi është vetëm në vend të shtatë në këtë klasifikim. Tifozët po bëjnë çmenduri për yllin blaugrana, edhe pse ai nuk e ka fituar ende Topin e Artë, ndërsa u eliminua në gjysmëfinale të Championsit sezonin e kaluar. Gjithsesi, nuk është pak fitorja e Kampionatit Europian me Spanjën si dhe titulli kampion në La Liga me Barcelonën./ abcnews.al Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! Barça e Bayern duan fitore/ Dy skuadrat e mëdha të kontinentit luajnë sonte në Champions Hoxha si Lamine, por rrezikon Serbinë/ Ylli kuqezi jep 45’ spektakël në Kroaci, veçse dëmtohet Barcelona merr kryesimin/ Rayo mposhtet minimalisht 1-0 në Katalonjë