Lamallari për arrestimin e dy të kërkuarve në Durrës: Krimi është më i dobët përballë…

Lamallari për arrestimin e dy të kërkuarve në Durrës: Krimi është më i dobët përballë…

Pikat kryesore

  • Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Lamallari vlerësoi bashkëpunimin mes agjencive ligjzbatuese shqiptare dhe partnerëve ndërkombëtarë, duke theksuar se lufta kundër krimit forcohet përmes koordinimit të përbashkët.
  • “ Përgëzime Forcës Operacionale dhe partnerëve amerikanë të DSS për arrestimin e dy personave me rrezikshmëri të lartë shoqërore në Durrës, të në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet në Shkup.

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka përgëzuar Forcën Operacionale dhe partnerët amerikanë të DSS për arrestimin në Durrës të dy personave me rrezikshmëri të lartë shoqërore, të në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet e Shkupit. Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Lamallari vlerësoi bashkëpunimin mes agjencive ligjzbatuese shqiptare dhe partnerëve ndërkombëtarë, duke theksuar se lufta kundër krimit forcohet përmes koordinimit të përbashkët. “ Përgëzime Forcës Operacionale dhe partnerëve amerikanë të DSS për arrestimin e dy personave me rrezikshmëri të lartë shoqërore në Durrës, të në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet në Shkup. Krimi është më i dobët përballë një fronti të përbashkët të agjencive brenda dhe jashtë vendit dhe qytetarëve që distancohen dhe raportojnë çdo paligjshmëri apo person të rrezikshëm që përpiqet të përfitojë në kurriz të tyre dhe shtetit të së drejtës ”, shkruan ministri.

Lini një Përgjigje