Krim antikushtetues”, Berisha akuzon Ramën për koncertin e Kanye West

Krim antikushtetues”, Berisha akuzon Ramën për koncertin e Kanye West

Pikat kryesore

  • Kryedemokrati Sali Berisha edhe ne bashkebisedimin me qytetarët në rrjete sociale mbështeti protestën qytetare dhe 5 kërkesat e saj që kryesojnë me dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.
  • Berisha e quan një përpjekje të dëshpëruar të shefit të qeverisë për të manipuluar opinionin vendas dhe atë ndërkombëtar me koncertin e këngëtarit amerikan Kanye West.
  • Madje sipas kryedemokratit, kryeministri ka shkelur sërish Kushtetutën për këtë koncert, duke prekur fondin e emergjencës.

Kryedemokrati Sali Berisha edhe ne bashkebisedimin me qytetarët në rrjete sociale mbështeti protestën qytetare dhe 5 kërkesat e saj që kryesojnë me dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Berisha e quan një përpjekje të dëshpëruar të shefit të qeverisë për të manipuluar opinionin vendas dhe atë ndërkombëtar me koncertin e këngëtarit amerikan Kanye West. Madje sipas kryedemokratit, kryeministri ka shkelur sërish Kushtetutën për këtë koncert, duke prekur fondin e emergjencës. “ Një dëshmi flagrante se si Edi Rama taksat e qytetarëve i konsideron si para të portofolit apo të llogarive të tij. Berisha tha se zgjidhje për vendin është vetëm largimi i kësaj qeverie që, sipas tij, ka ngritur në sistem korrupsionin. Në këtë kontekst, ai akuzoi sërish qeverinë se po përgatitet për një vjedhje me vlerë të konsiderueshme përmes përgatitjes së zgjedhjeve vendore.

Lini një Përgjigje