Laboratori në IML jashtë funksionit, vonohen raportet e autopsisë

Laboratori në IML jashtë funksionit, vonohen raportet e autopsisë

Pikat kryesore

  • Në gusht të 2023, L.Sh vdiq pasi kishte marr trajtim mjekësor te dentisti, në Malishevë.
  • Prokuroria Themelore në Gjakovë nisi hetimet ndaj ordinancën ku ishte trajtuar nën dyshimet për “trajtim i pandërgjegjshëm mjekësor” dhe vepren penale “ushtrim i kundërligjshëm i veprimtarisë mjekësore”.
  • Por më shumë se dy vite pas rastit, hetimet ende nuk kanë marr epilog për shkak se ende nuk është hartuar raporti i plotë i autopsisë.

Në gusht të 2023, L.Sh vdiq pasi kishte marr trajtim mjekësor te dentisti, në Malishevë. Prokuroria Themelore në Gjakovë nisi hetimet ndaj ordinancën ku ishte trajtuar nën dyshimet për “trajtim i pandërgjegjshëm mjekësor” dhe vepren penale “ushtrim i kundërligjshëm i veprimtarisë mjekësore”. Por më shumë se dy vite pas rastit, hetimet ende nuk kanë marr epilog për shkak se ende nuk është hartuar raporti i plotë i autopsisë. “Ju njoftojmë se rasti është në fazën e hetimeve, për shkak se raporti i autopsisë për të ndjerën L.Sh., nga Instituti i Mjekësisë Ligjore (IML), nuk është pranuar ende, sepse mostrat e të ndjerës janë dërguar jashtë vendit për ekzaminim, dhe kjo është arsyeja e vonesës së raportit të autopsisë nga IML. Mbi këtë bazë Prokuroi i Shtetit ka kërkuar zgjatjen e hetimeve edhe për një (1) vit lidhur me këtë rast dhe është aprovuar nga Gjykata”, thuhet nga Prokuroria Themelore në Gjakovë. Dukagjini ka dërguar pyetje edhe në Institutin e Mjekësisë ligjore për këtë rast, por të njëjtit nuk kanë kthyer përgjigje. Në janar të 2025, ekipi i IML-së, i ishte drejtuar Prokurorisë në Gjakovë, duke i kërkuar të lëshoje urdhëresë për dërgimin e mostrave jashtë Kosovës, meqë Laboratori i Toksikologjisë ishte jashtë funksionit. Por raste të tilla ka shumë, siç tregojnë avokatë nga përvojat e tyre. “Ka vonesa të nxjerrjes së ekspertizave kjo nga fakti se thuhet se ka edhe mungesë të stafit edhe që në të gjitha rastet ka probleme të tilla të nxjerrjes së ekspertizave e problemi i dyte që qëndron në praktike kur palët nuk pajtohen me këtë ekspertizë dhe duhet një super ekspertizë apo ekspertizë e re e kërkohen jashtë Kosovës”, ka deklaruar Florim Shefqeti- Avokat. Një tjetër rast që vazhdon të jetë i pa zbardhur është vdekja e 27 vjeçarit, Agon Zejnullahu, që dyshohet që vdiq pasi u arrestua nga zyrtarë policor në korrik të këtij viti. Kjo për shkak të mos përfundimit të raportit të autopsisë që pritet të zbulojë shkakun e vdekjes së tij që ndodhi në korrik të këtij viti. Muaj më parë, IML-ja kishte thënë se Laboratori i Toksikologjisë është jashtë funksionit për shkak të procesit të renovimit në te gjitha hapësirat e brendshme të objektit të IML-së, përfshirë dhe hapësiren e Laboratoreve, por që pas përfundimit të renovimit do kthehet në funksion. Nëse Düsseldorfi është destinacioni juaj, PrishtinaTicket ju ofron fluturime direkte nga Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës çdo ditë, Rixos Premium Dubrovnik 2 netë Çmimi: nga 159 € për person Shërbimi: Half Board Në çmim përfshihet: Akomodimi në hotel luksoz Mëngjesi Darka Pishina e 01/07/2026 21:11 Mërgimtarët ankohen për çmimet e larta në Kosovë 01/07/2026 21:04 Laboratori në IML jashtë funksionit, vonohen raportet e autopsisë 01/07/2026 21:01 Paralajmëron Instituti Hidrometeorologjik: Ulje e temperaturave, reshje bore dhe rrezik nga ngricat në Kosovë

Lini një Përgjigje