Pikat kryesore
- Një mjek është arrestuar sot në Vushtrri, nën dyshimin për marrje të ryshfetit.
- Lajmin e ka konfirmuar Valon Preteni, zëdhënës i Prokurorisë Themelore në Mitrovicë.
- “Në bashkëpunim me hetuesit e krimeve ekonomike, sot është arrestuar një mjek A.V nën dyshimin për marrje të ryshfetit.
Një mjek është arrestuar sot në Vushtrri, nën dyshimin për marrje të ryshfetit. Lajmin e ka konfirmuar Valon Preteni, zëdhënës i Prokurorisë Themelore në Mitrovicë. “Në bashkëpunim me hetuesit e krimeve ekonomike, sot është arrestuar një mjek A.V nën dyshimin për marrje të ryshfetit. Ai është intervistuar ndërsa pritet caktimi i masës së ndalimit për 48 orë. Për detaje tjera do t’ju njoftojmë me kohë”, deklaroi Preteni për Klankosova.tv. Klankosova.tv mëson se i dyshuari është Avdullah Vojvoda. Kujtojmë se Vojvoda ishte denoncuar vitin e kaluar për sulm seksual ndaj një pacienteje dhe për pasojë kishte përfunduar në prangat e Policisë. Gjykata kishte refuzuar kërkesën e paraburgimit dhe si rezultat mjeku ishte rikthyer në punë, por nuk dihet cili ka qenë epilogu i kësaj çështje penale. BKT Kosova, në bashkëpunim me Dhomën e Ekonomike të Grave të Kosovës – G7, organizuan forumin “Ndërtimi Studentët e 𝐌𝐚𝐬𝐭𝐞𝐫 në UNI – Universum International College kanë mundësinë unike të ndjekin një program ndërkombëtar 10/28/2025 14:03 Zëvendësja e Ramës zbulon detaje të jetës private të Liburn Aliut: Do jetë dhëndër Shqipërie 10/28/2025 14:00 Pezullohet nga detyra prokurori Beqë Shala pasi u arrestua nën dyshimin për ryshfet 10/28/2025 13:40 Maqedonci: FSK është në një fazë tjetër