Kuvendi/ Shehaj ironizon pasurinë e Ballës: 20 vite në politikë dhe ka vetëm një…

Kuvendi/ Shehaj ironizon pasurinë e Ballës: 20 vite në politikë dhe ka vetëm një…

Pikat kryesore

  • Deputeti Agron Shehaj ka ironizuar në foltoren e Kuvendit deputetin socialist Taulant Balla, duke komentuar deklaratën e tij të pasurisë.
  • Deklarata e pasurisë është për të ardhur keq”, u shpreh Shehaj.
  • Më tej, deputeti opozitar pretendoi se Balla kishte hyrë në politikë me 8 mijë dollarë në llogari dhe pa pasuri të tjera, ndërsa ngriti akuza për mënyrën se si, sipas tij, funksionon pushteti sot .

Deputeti Agron Shehaj ka ironizuar në foltoren e Kuvendit deputetin socialist Taulant Balla, duke komentuar deklaratën e tij të pasurisë. “ Taulanti i shkreti, është për të ardhur keq. Po e shihja a ka prona apo s’ka, meqë pa pronat e mia. Njëzet vjet në politikë dhe nuk mendoi njëherë për veten. Një apartament ka, dhomë e kuzhinë. Po si s’e mendove pak për veten tënde? Deklarata e pasurisë është për të ardhur keq”, u shpreh Shehaj. Më tej, deputeti opozitar pretendoi se Balla kishte hyrë në politikë me 8 mijë dollarë në llogari dhe pa pasuri të tjera, ndërsa ngriti akuza për mënyrën se si, sipas tij, funksionon pushteti sot . “Sot, jo vetëm Taulanti, por kujtdo që dërgon një SMS në emër të Taulantit i çojnë 100 mijë euro pa pyetur fare ”, deklaroi Shehaj nga foltorja e Kuvendit.

Lini një Përgjigje