Kuvendi/ “Çdo shpifje ndaj Gardës, e ulët”, Balla-opozitës: Nuk dini kërkoni! Në…

Kuvendi/ “Çdo shpifje ndaj Gardës, e ulët”, Balla-opozitës: Nuk dini kërkoni! Në…

Pikat kryesore

  • TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla ka mbajtur fjalën e tij në seancën e sotme plenare në Kuvend.
  • Balla u shpreh kritik ndaj opozitës, duke thënë se kërkesa të tjera ka pasur në mbledhjet në Komisione dhe qëndrime të ndryshme mban në seancën plenare.
  • Gjithashtu Balla i është përgjigjur akuzave ndaj Gardës së Republikës, duke thënë se çdo shpifje ndaj saj është e ulët.

TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla ka mbajtur fjalën e tij në seancën e sotme plenare në Kuvend. Balla u shpreh kritik ndaj opozitës, duke thënë se kërkesa të tjera ka pasur në mbledhjet në Komisione dhe qëndrime të ndryshme mban në seancën plenare. Gjithashtu Balla i është përgjigjur akuzave ndaj Gardës së Republikës, duke thënë se çdo shpifje ndaj saj është e ulët. “Nuk e kuptova se si të kërkosh në Komisione më shumë kohë dhe të vish këtu të thuash ndryshe, por ky është shembulli i rastit, kur nuk dinë ç’kërkojnë. Por unë kam kërkuar shtyrjen për seancën pasardhëse. Ajo që u tha këtu nuk është e vërtetë, punonjësit e Gardës së Republikës meritojnë respekt. Gjithmonë duhet t’i ofrojmë mbështetjen tonë. Dhe çdo shpifje ndaj Gardës së Republikës është e ulët, ajo i shërben autoriteti të shtetit, pavarësisht nëse sot je në pushtet, apo opozitë. Pra i qëndroj propozimit tim, është praktikë punë dhe kjo çështje të kalojë për shqyrtim në seancën e datës 23”, tha mes të tjerash ai. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! Samiti i Diasporës, Balla: Bashkimi i diasporës, vendimtar për fuqizimin politik të shqiptarëve në botë Rregulloja e re e Kuvendit/ Peleshi thërret Këshillin e Rregullores, Kushtetuesja nuk ka zbardhur vendimin Balla takim me Ambasadorin gjerman: Gjermania mbështet fuqimisht rrugën e Shqipërisë drejt BE-së

Lini një Përgjigje