Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka përkujtuar sot miratimin e Kushtetutës së Kosovës më 7 shtator 1990, një ngjarje që shënoi një moment të rëndësishëm në historinë e vendit. Ai theksoi se ky akt ishte vendimtar për shkëputjen e Kosovës nga Serbia dhe Jugosllavia, duke vlerësuar guximin dhe vizionin e delegatëve të asaj kohe.
Haradinaj nënvizoi se, në një kohë të vështirë, ata krijuan bazat e shtetësisë dhe pavarësisë së Kosovës. "Kushtetuta e Kaçanikut, e miratuar nga delegatët e Kuvendit të Kosovës, është simbol i aspiratës për liri të popullit shqiptar. Ne e kujtojmë me nderim kontributin e tyre të jashtëzakonshëm,” tha ai. Ky akt historik mbetet një moment kyç në rrugëtimin e Kosovës drejt njohjes ndërkombëtare dhe forcimit të identitetit të saj si shtet të pavarur.