Kushtetuesja riktheu në detyrë Ballukun/ Rama: U eliminua një precedent unik në botë!…

Kushtetuesja riktheu në detyrë Ballukun/ Rama: U eliminua një precedent unik në botë!…

Pikat kryesore

  • Kushtetuesja riktheu në detyrë Ballukun/ Rama: U eliminua një precedent unik në botë!
  • Gjykatës e Prokurorë morën kompetenca të kryeministrit Kryeministri Edi Rama në podkastin “Flasim”, u ndal tek çështja e Belinda Ballukut.
  • Gjykata Kushtetuese ktheu Ballukun në detyrë deri më 22 janar.

Kushtetuesja riktheu në detyrë Ballukun/ Rama: U eliminua një precedent unik në botë! Gjykatës e Prokurorë morën kompetenca të kryeministrit Kryeministri Edi Rama në podkastin “Flasim”, u ndal tek çështja e Belinda Ballukut. Gjykata Kushtetuese ktheu Ballukun në detyrë deri më 22 janar. “U eliminua një precedent unik në botë dhe u zmbraps një brutalitet. Në aspektin ndërinstitucional kjo befasi ku një prokuror dhe gjykatës morën kompetenca e kryeministrit, parlamentit duke tollovitur shtetit dhe kërkon një medoemos një reflektim ndër institucional. Në tërësi mbi simptomat shqetësuese të ushtrimit me papërgjegjshmëri”, tha Rama. Gjithashtu Rama theksoi se fatkeqesisht për herë të dytë, gjykatësit e Prokurorë duan të marrin përsëri kompetencat e qeverisë e të parlamentit, duke u treguar, jo thjeshtë të zgjedhurve, po vetë zgjedhësve, se mbi vullnetin e tyre dhe përtej kufijve kushtetues mes pushteteve, qëndrojnë ata, togat e zeza të Shqiperisë. “Gjykata Kushtetuese hoqi pezullimin e zv. Kryeministres dhe vendosi ta gjykojë çështjen në themel në fund të janarit. Në aspektin ligjor u eliminua një precedent unik në botë dhe u zmbraps nga gjykata me e lartë e vendit, një brutalitet alla shqiptarçe në interpretimin e ligjit, i cili goditi organizmin demokratik të shtetit. Ndërsa në aspektin ndërinstitucional, kjo befasi antikushtetuese dhe antidemokratike, ku një prokuror dhe një gjykatës, morën kompetencat e Kryeministrit, Presidentit, Parlamentit, duke tollovitur shtetin e duke e kthyer një proces ligjor, në një gjyq partizan jashtë kornizës së ligjit, kërkon medoemos një reflektim po kaq ndërinstitucional. Jo thjeshtë e vetëm mbi këtë rast, po në tërësi mbi simptomat shqetësuese të ushtrimit me papërgjegjshmëri të pavarësisë së pushtetit të ri të drejtësisë, duke e bërë në, jo një rast, kurën, më të dëmshme se sa sëmundja që luftojmë bashkërisht. Kjo shkrepëtimë nuk erdhi në qiell të pastër dhe nuk erdhi as e vetme për fat të keq ose ndoshta për fat të mirë, sepse paralelisht me pezullimin antikushtetues të një ministri, u shpërfaq, këtë here, jo falë, një prokurori e një gjykatësi të vetëm, po falë dy shoqatash të gjyqtarëve të Shqipërisë, një tjetër brutalitet alla shqiptarçe, me hapjen e një gjyqi nga gjykatesit për të rritur pagat e tyre.

Lini një Përgjigje