Pikat kryesore
string(93) "kushtetuesja-pezulloi-dekretin-kqz-me-9-nentor-zgjedhje-vetem-ne-5-bashki-perjashtohet-tirana" Kushtetuesja pezulloi dekretin, KQZ: Më 9 nëntor zgjedhje vetëm në 5 bashki, përjashtohet Tirana Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Shqipëri ka ndërprerë çdo përgatitje për zhvillimin e zgjedhjeve në Tiranë, pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese që pezulloi dekretin e Presidentit Bajram Begaj, duke pranuar kërkesën e Erion Veliajt për pezullimin e zgjedhjeve në kryeqytet. Kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi, deklaroi se nuk mund të ndërmerret asnjë veprim në raport me procesin zgjedhor në Tiranë përsa kohë ka një vendim pezullues nga Kushtetuesja. “Është pezulluar që ditën e djeshme. Në datën 9 nëntor është e sigurt që do të zhvillohen zgjedhjet për 5 bashkitë e tjera, përjashto bashkinë e Tiranës”, tha Celibashi. Ai shtoi se edhe nëse Kushtetuesja shprehet më 31 tetor për çështjen e Veliajt, zhvillimi i zgjedhjeve më 9 nëntor në Tiranë do të ishte praktikisht i pamundur për shkak të procedurave dhe të drejtave të garantuara për subjektet zgjedhore. “Janë një sërë aspektesh të tjera që jo veçmas kohës që kërkojnë… por janë disa të drejta që këto subjekte i kanë të garantuara në Kushtetutë e Kodi zgjedhor. Kur vijmë te kandidatët kemi rastin e kandidatëve të pavarur do të duhet të regjistrohen nëpërmjet një procesi që jo vetëm kërkon kohë e ditë, por përmban edhe disa të drejta që nuk ua mohon atyre… Kështu që mendoj se do të ishte më me dobi që ta themi që zhvillimi i procesit zgjedhor në datën 9 është thuajse i pamundur,” tha Celibashi. Madhështore/ Ja ku do mblidhen Tifozat KuqeZi, për të ndjekur ndeshjen e Kombëtares kundër Serbisë Kushtetuesja pezulloi dekretin, KQZ: Më 9 nëntor zgjedhje vetëm në 5 bashki, përjashtohet Tirana Siguria në institucionet e drejtësisë në Shqipëri, kreu i Gardës inspekton SPAK e GJKKO Shtyhet seanca paraprake në GJKKO për Erion Veliajn, shkak bojkoti i avokatëve pas vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja Eagle Hills do të zhvillojë një qendër të re eko-turizmi në Mal të Zi Mbahet sot seanca paraprake në GJKKO për Erion Veliajn, mbrojtësit bëjnë kërkesë për shtyrje