Kushtetuesja nuk pranon Gjicin/ Ankimimi nuk kalon në seancë, ish-bashkiaku i Kukësit…

Kushtetuesja nuk pranon Gjicin/ Ankimimi nuk kalon në seancë, ish-bashkiaku i Kukësit…

Pikat kryesore

  • Gjykata Kushtetuese ka vendosur moskalimin e ankimimit të ish-kryebashkiakut të Kukësit, Safet Gjici, që kishte kërkuar pafajësi.
  • Kolegji i Kushtetuese ka vendosur që çështja e Gjicit të mos kaloj për shqyrtim të thelluar, në seancë plenare.
  • Ish-kryebashkiaku i Kukësit, Safet Gjici, i ishte drejtuar Gjykatës Kushtetuese, me kërkesën për pafajësi dhe rigjykim të çështjes së tij nga Gjykata e Posaçme Anti-Korrupsion, me një trup tjetër.

Gjykata Kushtetuese ka vendosur moskalimin e ankimimit të ish-kryebashkiakut të Kukësit, Safet Gjici, që kishte kërkuar pafajësi. Kolegji i Kushtetuese ka vendosur që çështja e Gjicit të mos kaloj për shqyrtim të thelluar, në seancë plenare. Ish-kryebashkiaku i Kukësit, Safet Gjici, i ishte drejtuar Gjykatës Kushtetuese, me kërkesën për pafajësi dhe rigjykim të çështjes së tij nga Gjykata e Posaçme Anti-Korrupsion, me një trup tjetër. Safet Gjici në qershor të 2024 u dënua nga Gjykata e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me 4 vite e 6 muaj burg për akuzën e “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”. Për shkak të gjykimit të shkurtuar, Gjici u vendos të kryejë 3 vite burg. Më vonë, ai u lirua nga burgu dhe pjesën e mbetur të dënimit e përfundoi në masën e “arrestit shtëpiak”. Gjici qëndroi në qeli 23 muaj, ndërkohë ai u arrestua qershorin e 2023, pas publikimit të videos intime të ish-kryebashkiakut, në ambientet e zyrës në bashki. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! Kushtetuesja vendos për Metën/ Shqyrton sot kërkesën për heqjen e masës “arrest në burg” Rregullorja e re e Kuvendit/ Draft i ri i PS: Asnjë ndryshim në numrin e komisioneve parlamentare “Kuvendi nxitoi për komisionet”, Kushtetuesja miraton kërkesën e PD: 30 ditë t’i diskutoni

Lini një Përgjigje