Pikat kryesore
- Kandidati i pavarur dhe i mbështetur nga opozita për kryetar të Bashkisë së Tiranës, Florian Binaj ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, që i dha të drejtë Erion Veliajt për të mbetur si kryetar bashkie.
- Binaj shprehet se do të kandidojë për drejtimin e bashkisë më të madhe në vend, kurdo që zgjedhjet të mbahen.
- “Për mua dhe për qytetarët e Tiranës thelbi mbetet i njëjtë: Tirana ka nevojë për ndryshim.
Kandidati i pavarur dhe i mbështetur nga opozita për kryetar të Bashkisë së Tiranës, Florian Binaj ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, që i dha të drejtë Erion Veliajt për të mbetur si kryetar bashkie. Binaj shprehet se do të kandidojë për drejtimin e bashkisë më të madhe në vend, kurdo që zgjedhjet të mbahen. “Për mua dhe për qytetarët e Tiranës thelbi mbetet i njëjtë: Tirana ka nevojë për ndryshim. Unë do të kandidoj për kryebashkiak të Tiranës kurdo që të mbahen zgjedhjet me të njëjtën bindje, përkushtim dhe energji për t’u shërbyer njerëzve me ndershmëri, përgjegjshmëri dhe transparencë. Kjo nuk është garë për pushtet, por përpjekje për qytetin tonë, për ta bërë atë shtëpinë që duam t’u lëmë fëmijëve tanë. Mbështetja, inkurajimi dhe besimi që më kanë dhënë mijëra qytetarë këto ditë më kanë bindur se së bashku ne do t’ja dalim. Rrugëtimi ynë vazhdon. Ndryshimin që duan qytetarët e Tiranës nuk do ta ndalë asgjë”, shkruan Binaj. “Andrra Invest LLC” është pajisur me leje ndërtimi nga Komuna e Prishtinës pas plotësimit të kushteve të Zgjedhja e sotme është një investim i qëndrueshëm, që do të mbetet pasuri e vlefshme për familjen 11/03/2025 20:04 Radomiroviq thotë se ishte dëshmitar i rastit të rrëmbimit të serbit në kufi: E bëri grupi i Radoiçiq 11/03/2025 19:46 Picula: Qëndrimi i KE-së ndaj autoriteteve në Serbi ka qenë padrejtësisht i butë 11/03/2025 19:44 Mustafa: Mund të presim dredhi të Vjosa Osmanit, për të mbetur në pushtet