Spiropali flet pasi vizitoi Thaçin në Hagë: Lufta e çlirimtarëve nuk mund të baltoset

Spiropali flet pasi vizitoi Thaçin në Hagë: Lufta e çlirimtarëve nuk mund të baltoset

Pikat kryesore

  • Ministrja e Jashtme e Shqipërisë, Elisa Spiropali ka takuar ish-presidentin Hashim Thaçi në Hagë.
  • Në një prononcim, ajo thotë se Thaçin e gjeti në gjendje të mirë, dhe duke ndjekur zhvillimet në Kosovë e Shqipëri.
  • “Më vjen mirë që e gjeta presidentin Thaçi në gjendje të mirë, ndiqte zhvillimet në Shqipëri dhe në Kosovë, sigurisht me dëshirën për të parë dy vendet tona sa më mirë”, tha ajo.

Ministrja e Jashtme e Shqipërisë, Elisa Spiropali ka takuar ish-presidentin Hashim Thaçi në Hagë. Në një prononcim, ajo thotë se Thaçin e gjeti në gjendje të mirë, dhe duke ndjekur zhvillimet në Kosovë e Shqipëri. “Në paraburgimin e Gjykatës Speciale këtu në Hagë, takova presidentin Thaçi, dhe përmes tij i dërgova të falat e mia por edhe të Qeverisë Shqiptare, dhe besoj që të gjithë popullit shqiptar, edhe të tre luftëtarëve të tjerë, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit”. “Më vjen mirë që e gjeta presidentin Thaçi në gjendje të mirë, ndiqte zhvillimet në Shqipëri dhe në Kosovë, sigurisht me dëshirën për të parë dy vendet tona sa më mirë”, tha ajo. Pos tjerash, Spiropali tha se lufta e drejtë e UÇK-së nuk mund të njolloset dhe baltoset, derisa tha se si ministre, Thaçit dhe të tjerëve ia dha mbështetjen e Qeverisë Shqiptare. “I shpreha mbështetjen e Ministrisë së Jashtme, të qeverisë shqiptare, të kryeministrit Rama për një proces të rregullt dhe të drejtë, i cili në fund të prodhojë drejtësi historike, e jo padrejtësi historike”, tha tutje ajo. Po ashtu, ministrja shqiptare uroi që pjekuria e Kosovës për të themeluar Gjykatën Speciale, të mos iu kthehet në të kundërtën e vet. “Ne urojmë shumë që ai vendim i pjekurisë shtetërore të Kosovës për të votuar Dhomat e Specializuara dhe Gjykatën Speciale të mos kthehet në të kundërtën e vet”, u shpreh ajo. “Andrra Invest LLC” është pajisur me leje ndërtimi nga Komuna e Prishtinës pas plotësimit të kushteve të Zgjedhja e sotme është një investim i qëndrueshëm, që do të mbetet pasuri e vlefshme për familjen 11/03/2025 20:04 Radomiroviq thotë se ishte dëshmitar i rastit të rrëmbimit të serbit në kufi: E bëri grupi i Radoiçiq 11/03/2025 19:46 Picula: Qëndrimi i KE-së ndaj autoriteteve në Serbi ka qenë padrejtësisht i butë 11/03/2025 19:44 Mustafa: Mund të presim dredhi të Vjosa Osmanit, për të mbetur në pushtet

Lini një Përgjigje