Kushtetuesja konfirmon se ka pranuar kërkesën e Listës Serbe, por nuk jep detaje

Kushtetuesja konfirmon se ka pranuar kërkesën e Listës Serbe, por nuk jep detaje Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka konfirmuar se kërkesa e përfaqësuesve të Listës Serbe është dorëzuar të shtunën në mënyrë elektronike në gjykatë.

Megjithatë, nuk është përgjigjur nëse ajo kërkesë konsiderohet e ligjshme.

Zëdhënësi i Gjykatës Kushtetuese, Veton Dula ka konfirmuar se gjykata ka pranuar këtë kërkesë me 30 gusht.

Duke u bazuar se deputetët e Listës Serbe nuk njohin as Kuvendin e Kosovës, të cilit së fundmi gjatë deklaratave iu kanë referuar si Kuvendi i Prishtinës, KosovaPress ka pyetur Gjykatën Kushtetuese se si iu kanë referuar Lista Serbe këtij institucioni, por Kushtetuesja nuk është përgjigjur as për këtë çështje.

Lista Serbe njoftoi të shtunën se është ankuar në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës kundër votimit, ndaras për zgjedhjen e nënkryetarëve nga komunitetet pakicë gjatë seancës konstituive.

Ajo tha se pret nga gjykata “të reagojë menjëherë dhe të ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për mbrojtjen e sundimit të ligjit, si dhe të drejtave të popullit serb në përputhje me aktet juridike në fuqi”.

Ankesa e partisë së serbëve të Kosovës që gëzon mbështetjen e Beogradit zyrtar erdhi pasi kryetari i porsazgjedhur i Kuvendit, Dimal Basha, i hodhi në votim ndaras nënkryetarët e pakicave dhe më pas përdori shortin për kandidatët për nënkryetarin serb.

/Kosovapress Kryeziu e VV-së thotë se Kuvendi i Kosovës duhet të funksionojë me kuorum Arrestohet i dyshuari për vrasjen e ish-kryeparlamentarit ukrainas Arrestohet në Prizren 36 vjeçari në kërkim, ishte i dënuar me mbi 4 vjet burgim Monika Kryemadhi paraqitet në SPAK tre ditë pas mbylljes së hetimeve Kushtetuesja konfirmon se ka pranuar kërkesën e Listës Serbe, por nuk jep detaje Prishtina dhe problemet e rivitalizimit, si zgjidhet kjo punë?

Lini një Përgjigje